Berisha përshëndet vizitën historike të Biden në Ukrainë

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka vlerësuar maksimalisht vizitën Presidentit të SHBA, Joe Biden, në Kiev, në Ukrainë, në kushtet kur ky vend gjendet nën agresionin rus. Berisha shkruan se, Partia Demokratike përshëndet këtë vizitë historike si një dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën.

Mesazhi i kreut të PD, Berisha

Një vizitë për tu përshëndetur.

Të dashur miq, sot Presidenti i SHBA ishte për një vizitë në Kiev. Partia Demokratike përshëndet këtë vizitë historike si një dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën, kombin e saj vigan që përballet prej një viti me agresionin barbar rus. Kjo vizitë është gjithashtu një mesazh i prerë që SHBA, Presidenti Joe Biden i dërgojnë Vladimir Putinit, agresorit mizor se me barbaritë e tij nuk do mund të mposhtë kurrë Ukrainën e pavarur dhe kombin e saj të lirë. #sb

About Redaksia

Check Also

Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj …

Leave a Reply