Këlliçi: UKT jo seli partie! Pas 14 majit nuk do të paguani për ujin e ndotur!

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka denoncuar UKT-në, pasi sipas tij kryeqyteti paguan për ujë të pijshëm, por ujin e pijshëm e blejnë, duke arkëtuar një shërbim që nuk ofrohet për banorët.

Reagimi

Uji është shtuar vetëm në faturë. Ju paguani për ujë të pijshëm, por ujin e pijshëm e bleni. Arkëtimi për një shërbim që nuk ofrohet është vjedhje.

Pas 14 majit, ju nuk do të paguani për të pijshëm ujin e ndotur, me erë dhe shije të keqe që ju vjen te çezma!

Pas 14 majit, të gjithë rrogëtarët fiktivë që shtriqen kafeneve, ata që e dinë UKT-në seli partie, do të largohen!

Do i kursejmë Tiranës ca para të mira e do t’i investojmë në rrjetin hidrik!

Unë do e ndaloj punësimin fiktiv në çdo institucion në varësi të bashkisë!

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply