Kjo është drejtësia e mafies sorosiste, mbyll gojën dhe ne të shpërblejmë motrën!

Nga Adriana KALAJA

Në këmbim të mbylljes së gojës lidhur me tenderin 2.8 milion Euro për uniformat e Ministrisë sê Brëndshme, motra (O.N) e të dënuarës (E.N) nga GJKKO, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ndërkohë, shumë gjyqtarë dhe prokurorë, janë shkarkuar nga motra e Belindës dhe vajza e Bungos që firmosi kundër Teatrit Komaëtar, se familjarët e tyre nuk justifikonin (deri në 500,000 lekë) paratë e dhëna hua, kur të gjithë e njohim mentalitetin shqiptar të marrje-dhënie huasë brenda familjes apo miqësisë.

Për disa u shkua deri aty sa u kërkua dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat në këto shuma, absurditete të cilat

Standartet e shumëfishta në hetime, gjykime apo vendime të KPK dhe KPA, jo vetëm që futën në kolaps gjyqësorin por do fusin në kolaps dhe Buxhetin e Shtetit përsa kohë do paguajmë vendimet e Strasburgut për shkarkime të padrejta.

Mbi të gjitha, ditën kur do lexojmë këto vendime të Strasburgut, nuk do dimë a do qeshim me karagjozllëkun e këtyre vendimeve unike në jurisprudencën botërore apo do qajmë sesi e lamë drejtësinë në duart e mafies sorosiste.

Kjo është drejtësia e mafies sorosiste, përfaqësuar më së miri nga Merimanga e Zezë alias mafiozja Yuri Krim, si pasardhëse e denjë e mafiozëve Lu,Vllahutin, Soreca, Bocshard & CO.

Pra, morali i statusit?

Mbyll gojën dhe ne të shpërblejmë motrën.

About Redaksia

Check Also

Disa fjalë për deputetin Vullnet Sina që “fshiu” nga harta Selenicën…

Nga Kristi KAMBERAJ Disa fjalë pas asaj që ndodhi, për banorët e 15 bashkive që, …

Leave a Reply