Patenta 850 mijë lekë, Gonxhja e Ramës: Nuk është rritur çmimi

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në rubrikën “Opinion” në News24 foli në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja.

Drejtori i DPSHTRR, sqaroi se program është i njëjtë, dhe se nuk ka ndryshuar, ndërsa i ndalur tek rritja e çmimit ai tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi dhe se synohet të realizohet program.

Ndër të tjera theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

“25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer.

Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor. I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit.

Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply