Përjashtimi i deputetëve të PD, Korreshi: Nuk duan ta kenë kritikën më fortë kur të vijë Rama

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka në një komunikim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, u ndal tek vendimi për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se është një vendim i papërgjegjshëm duke shtuar se Parlamenti është bërë dhe se është kthyer në një tollovi. Deputeti Korreshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe ka për qëllim të shkatërrojë zërin opozitar.

“E njëjta histori. Këtu vazhdon po e njëjta tollovi. Kritikën më fortë nuk duan ta kenë kur të vijë kryeministri. Ata predikojnë se ka forma të tjera por janë të parë që shkelin rregulloren. Rregullorja parashikon dhe interpelancë më vete dhe Komision. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …

Leave a Reply