Putin, fjalim me sulme ndaj Perëndimit: Ata e nisën luftën, ne do të përdorim tani forcën

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë Federale duke sulmuar vendet Perëndimore. Ai ka pretenduar se ata tani kanë përshkallëzuar tensionet.

“Ne i zhvilluam me durim negociatat për atë konflikt jashtëzakonisht të vështirë. Por pas shpine po përgatitej një skenar tjetër. Ata e filluan luftën, dhe ne përdorim forcën për ta ndaluar atë.  Ishte e qartë se qëllimi tjetër ishte një sulm ndaj Krimesë dhe Sevastopolit.  Është sikur ata janë krenarë (në Perëndim) për tradhtinë e tyre, duke e quajtur formatin e Normandisë një spektakël, tha Putin.  Metoda e neveritshme e mashtrimit është aplikuar më parë. Ata shkatërruan Jugosllavinë, Libinë, Sirinë”, tha presidenti rus duke akuzuar Perëndimin.

Ai tha se Perëndimi kishte mashtruar popullin e vet me gënjeshtra të plota joparimore për atë që po ndodhte në Donbas.

Ai ka vijuar me sulmet ndaj vendeve perëndimore mirëpo nuk i ka ndaluar edhe për Ukrainën. Në mesin e fjalës ai u shpreh se Rusia nuk do bëhet kurrë si Kievi dhe elitat perëndimore.

“Nuk do të bëhemi kurrë si Kievi dhe elitat perëndimore, nuk do të merremi me ata që bënë një hap mënjanë dhe u tërhoqën nga atdheu. Le të qëndrojë në ndërgjegjen e tyre. Kryesorja është që qytetarët i dhanë një vlerësim moral. “Ne nuk do të jemi si Kievi dhe elitat perëndimore,” tha ai. “Ne jemi krenarë që kompanitë tona shumëkombëshe kanë marrë një qëndrim parimor ndaj NMD, kanë mbështetur veprimet tona në mbrojtjen e Donbasit”, tha Putin.

About Redaksia

Check Also

“Jeni të shkarkuar”, Trump do largojë nga administrata mbi 1 mijë të emëruar nga Biden

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të martën se ai planifikon të largojë mbi 1000 …

Leave a Reply