E lashta, sot

Riciklimi i bukurisë

Fondacioni Prada inauguron në Milano aktin e tretë të refleksionit mbi klasicitetin dhe bashkëkohoren. Flasin kuratori Salvatore Settis dhe Rem Koolhaas, që ka firmosur projektet ekspozuese.

Recycling Beauty, ekspozita që hapet të enjten 17 nëntor në Fondacionin Prada të Milano, nuk është vetëm akti i tretë i një rikonjicioni që ka prodhuar tashmë në 2015 Serial Classic, gjithmonë në Milano dhe gjithmonë në hapësirat e Fondacionit Prada, dhe Portable Classic, në Venezia, në Ca’ Corner della Regina. Duke u nisur akoma nga aktualizimi i raportit midis së lashtës dhe bashkëkohores, duke synuar kësaj radhe mbi temën e ripërdorimit të lashtësive greke dhe romake në kontekste pas të lashta, nga Mesjeta tek barokja, është një ftesë për të marrë në konsideratë sesa të lashtë mund të ketë vërtet tek bashkëkohorja dhe sa bashkëkohore mund të jetë vërtetë e lashtë. Pikërisht siç ka bërë Metropolitan Museum i New York duke ia besuar Hew Locke edicionin 2022 e Facade Commission dhe duke siguruar nga artisti britanik një riinterpretim të trofeve të lashta greke dhe romake të koleksionit. «La Lettura» i ka kërkuar Salvatore Settis, kuratore me Anna Anguissola e Denise La Monica i Reciclyng Beauty (si i dy ekspozimeve të mëparshme të Fondacionit Prada), dhe Rem Koolhaas, që nga ana e tij ka firmosur të tri projektet, të konfrontoheshin pikërisht mbi frontin antibashkëbashkëkohor në një dialog që evidenton një diversitet qasjeje të argumentit (nga njëra anë pasuria e referimeve dhe e argumentimeve të profesorit Settis, nga ana tjetër esencialiteti shumë nordik i arkitektit fitimtar të Çmimit Pritzker në 2000) por edhe një vëmendjeje të përbashkët ndaj së lashtës (më shkencore ajo e Settis, më morale ajo e Koolhaas).

Sipas jush ka kuptim sot të flitet për lashtësi?

Salvatore Settis — Patjetër. Për të ndjerë praninë e lashtësisë, kush jeton në Itali nuk ka as nevojë të shkojë nëpër muzeume; boll të shëtisë në qytetet tona historike. Dy shembuj: katedralja e Siracusa, në një shesh në qendër të qytetit historik, ka lindur në shekullin e V përpara Krishtit, pak përpara Partenone, si një tempull për Athinën. Më pas u bë kishë kristiane, pastaj xhami, pastaj sërish kishë dhe tani është selia e arqipeshkëvit të Siracusa. Por kolonat dorike të tempullit grek, në këmbë prej 2500 vjetësh, janë ende të dukshme nga jashtë dhe nga brenda. Një shembull tjetër: Pantheon në Roma, tempull romak i shekullit të II, i transformuar në kishë në vitin 609 dhe qysh atëhere gjithmonë në funksion si e tillë. Në katalogun e ekspozitës ka një libër fotografik të Alessandro Poggio, një arkeolog që është edhe një fotograf i shkëlqyer: 65 foto nga Piemonte në Siçili që tregojnë bashkëjetesën tonë të vazhdueshme me lashtësinë. Por është një bashkëjetesë problematike, edhe pse këtë prani monu, mentesh të ëlashta ende në përdorim shpesh nuk e durojmë, por sidomos sepse lashtësitë tona janë thuajse vetëm greke, etruske dhe romake: një perimetër historik me rëndësi parësore, por që nuk mjafton më në horizontin global në të cilin jetojmë.

Rem Koolhas — Për mua nuk është edhe aq një çështje si të ripërdoret lashtësia në art apo në arkitekturë. Për mua, aktualiteti i së lashtës nuk është diçka fizike, qëndron në universalitetin e «vlerave morale» që mund të transmetosh.

Dhe çfarë «vlere morale» mund të ketë sot kjo lashtësi me të cilën jemi rrethuar?

Rem Koolhas — Parasëgjithash, vlera e një qartësie lind nga esencialiteti. Me përsosmërinë e estetikës, por edhe historinë mijëvjeçare të saj, lashtësia na detyron të mos ndalemi tek e tashmja, na shtyn që të konfrontohemi me çështje universale, të sqarojmë, përveç konfuzionit aktual, mbi kuptimin e vetë ekzistencës tonë, mbi jetën si edhe mbi vdekjen tonë.

Salvatore Settis — Njohja e historisë është antidoti i vetëm ndaj një murtaje të kohës tonë, përqëndrimi obsesiv mbi të tashmen, ajo që do ta quaja tanizëm. Kompleksiteti i botës së sotme, ritmi shumë i shpejtë i ngjarjeve dhe i informacionit shpjegojnë sesi vallë sot mendohet kaq shumë për të tashmen dhe vetëm për të tashmen, edhe me koston e orientimit në një pyll shpesh armiqësor. Ama kështu rrezikojmë të humbasim vetëdijen se jeta jonë individuale dhe kolektive na shtyn vazhdimisht, edhe pa e dashur dhe pa e ditur, ddrejt një pasurie mijëvjeçare përvojash, dhimbjesh, arritjesh. Gjuha që flasim, italishtja, është një formë e modifikuar e latinishtes dhe për atë që e di spesori i fjalëve pasurohet shumë. Dhe nëqoftëse nuk e dimë latinishten, mjafton të kujtojmë për këtë origjinë të gjuhës tonë për të kuptuar sesi ka mundësi shpesh kuptohet lehtësisht kush flet frëngjisht, spanjisht, portugalisht, rumanisht. Zbulimi i ngjashmërive dhe i diferencave me këto gjuhë është një lojë shumë serioze: do të thotë të eksplorosh afërsi dhe diversitete me kultura që janë njëkohësisht të lidhura me tonën dhe e ndryshme nga e jona. Historia nuk është ajo që vdes dhe nuk kthehet. Është ajo që ka qenë dhe nga kjo diçka jeton akoma. Të njohësh të kaluarën nënkupton edhe të kuptosh aspekte thelbësore të së tashmes, të arsëyetosh jo mbi identitetin tonë, por mbi diversitetin midis «neve» të sotëm dhe «neve» të 100, 150, 2000 viteve më parë. Lashtësitë e prekshme mishërojnë më mirë gjimnastikën mendore midis të sotmes që jetojmë dhe një djeshmeje që jeton akoma.

Si e lexoni atëhere lashtësinë: si referim ndaj historisë tonë? Si mësim për të ardhmen tonë apo çfarë tjetër?

Salvatore Settis — Për një kohë të gjatë lashtësia klasike, greke dhe romake, është konsideruar pasuri e elitave europiane, thuajse një gjuhë e përbashkët e cila kuptohej mirë midis gjermanëve dhe italianëve, midis anglezëve dhe rusëve. Vetë ky konceptim i kulturës klasike kishte në vetëvete edhe filizin e shpërbërjes së saj: lidhej me idenë e një superioriteti të kulturës europiane, një paragjykim të rrëezuar nga kultura paskoloniale. Në ekspozitë do të shikojmë të jashtëzakonshmen Tazza Farnese, një kupë në shkëmb të ashpër që i ka përkitur perandorëve romake dhe bizantinë, por edhe Federikut të II dhe Lorenzo il Magnifico, por kemi ekspozuar në krah një pikturë persiane të 1430 që e riprodhon besnikërisht: të dish se midis një koleksionisti italian dhe tjetrit ajo qe edhe një në oborr princor të kultursë persiane na fton ta zgjerojmë shikimin.

Rem Koolhas — Për mua, e përsëris, lashtësi do të thotë parasëgjithash esencialitet, një esencialitet që mund ta parakalojë paragjykime dhe parakoncepte. Një mënyrë për të rekuperuar, përveç vlerave universale, edhe një racionalitet të caktuar.

Por lashtësia shpesh është përdorur politikisht për të imponuar një rikthim në rend, në të kaluarën: a mund të jetë ky një prej rreziqeve e një rikthimi në të kaluarën? Si ta shmangësh?

Salvatore Settis — Nuk duhet të shikojmë nga kultura klasike si ndaj një blloku unik, një pidestali nga i cili vërejmë me mendjemadhësi pjesën tjetër të botës. Kultura klasike përshkohet nga të çara brenda saj dhe historia pas e lashtë e saj është akoma më shumë. Në këtë galeri do të shikojmë një stelë greke të shekullit të V përpara Krishtit të transportuar në Romë nga një koleksionist i epokës perandorake, e rizbuluar në ‘500, e përfunduar në shtëpinë e një kardinali, më pas braktisur, e sharruar më dysh dhe së fundi e rizbuluar dhe e transferuar në Musei Vaticani. Nuk ekziston një histori lineare. Edhe veprat që duam munden një ditë të bëhen të parëndësishme. Varet nga ne, nga ajo që do të dijmë t’u transferojmë brezave të ardhshëm.

Rem Koolhas — Sigurisht, ekziston një rrezik i mundshëm: përsosmëria estetike e së lashtës ësht parë nga regjime të caktuara pikërisht si një mënyrë për të imponuar rendin. Në pjesë të mirë është bërë fjalë për një rekuperim shumë sipërfaqësor, në terma thuajse ekskluzivisht skenografikë, mund të themi «efekti», pasi mbetjet, në thjeshtësinë dhe bukurinë e tyre, janë të afta të godasin menjëherë në zemër dhe në kokë. Për fat, vetë ancien régime që kanë rekuperuar të lashtën për motive politike nuk janë preokupuar kurrë të shkojnë në thellësi.

Ekspozita propozon një rilexim të estetikës klasike si diçka që mund të jetë shumë bashkëkohore…

Salvatore Settis — Asgjë nuk është më bashkëkohore se ideja e riciklimit, që i bën thirrje pamjaftueshmërisë së gjithçkaje, duke filluar nga uji dhe nga ushqimi, që rëndon mbi botën e sotme, por është edhe një praktikë e shpeshtë në artin bashkëkohor, nga objet trouvé e më tej. Në këtë ekspozitë do të shikohet sesi qindra vites midis relievesh, bronzesh, xhevahiresh të Romës perandorake do të ripërdoren, duke e ndryshuar thellësisht kuptimin. Kështu froni i shekullit të II përpara Krishtit i një prifti të Dionisit në një teatër grek në brigjet e Turqisë, më pas i ricikluar si karrige episkopale; apo një ornament i madh me delfinë nga Bazilika e Nettuno në Romë (menjëherë pas Pantheon), që ka mbetur pjesërisht in situ ku ndodhet nga viti 130 pas Krishtit, por pjesërisht i transportuar me vështirësi të madhe në Pisa për t’u ripërdorur tek Duomo.

Rem Koolhas — Nuk besoj se duhet domosdoshmërisht të flitet për riinterpretim, për ripërdorim, për riciklim. Do të flisja më shumë për ndryshimin që, për shembull, një kolonë romake mund të ketë kur futet në një strukturë të ndryshme edhe kronologjikisht. Është një infektim që nuk prodhon një riciklim të sajin sesa ripërcaktimin total të saj. Pra kjo kolonë nuk është më një kolonë romake; është një gjë tjetër.

Ekspozita flet megjithatë për Recycling Beauty, për ripërdorim të bukurisë të së kaluarës…

Rem Koolhas — Për mua ideja e riciklimit lidhet me ripërcaktimin total të objektit, të konteksteve të reja, të situatave të reja. Nuk bëhet fjalë për rikuperim të së kaluarës sesa për një krijim të «ri». Ku bukuria, të paktën ajo klasike, nuk është më as e domosdoshme. Ja, do të thoja më shumë se ekspozita na mundëson të kuptojmë atë se njeriu është i aftë të prodhojë duke u nisur nga ajo që ka qenë më parë, nga historia e tij: një sekuencë mbresëlënëse kryeveprash.

Salvatore Settis — Riciklimi është një prej çelësave të leximit të ekspozitës, por që nuk ofron një përgjigje univoke, një farashkë me mundësi. Ndonjë shembull, i zgjedhur midis veprave të ekspozuara: kur rreth 1527 humanisti i madh Pietro Bembo u vu në posedim të një tavë e madhe e çmuar në bronz dhe argjend me dekorime egjiptiane, e inkorporoi në jetën e përditshme duke e pajisur me këmbë dhe duke e bërë (ndoshta) një tavolinë pune. Në anën e kundërt. Grupi sensacional i një luani që shqyen një kalë (shekulli i IV përpara Krishtit) në Mesjetë u transportua në Campidoglio dhe u përdor si simbol i fuqisë dhe i drejtësisë së qytetit të Romës. Një rast shumë i veçantë është statuja e Konstandinit, e lartë më shumë se 11 metra, së cilës në 1486 ku zbuluan nja 10 fragmente të mëdha, duke filluar nga koka – portret. Menjëherë i dërguan në Campidoglio dhe u ekspozuan në pamje publike si shenjë supreme e një lavdie të lashtë që ishte katandisur në gërmadhë, por që mund të rilindëte.

Cilët artistë dhe cilët arkitektë kanë ditur të «riciklojnë» më mirë bukurinë e së kaluarës?

Rem Koolhas — Nuk dua të përmend emra, nuk është në stilin tim, nuk më duket e drejtë. Ama jam i bindur se çdo artist i zoti, çdo arkitekt i zoti duhet të jetë gjithmonë i aftë ta përdorë në një mënyrë të re atë që ka në dispozicion, edhe pse e lashtë. Për shembull, në projektin tim për kullën e CCTV së Pekinit, si në atë të Central Library të Seattle, më ëdhtë dashur të konfrontohem me atë që ishte tashmë, me të kaluarën, me historinë e vendit dhe kjo ndodh gjithmonë: nuk është një mënyrë për të ricikluar sesa një për t’u konfrontuar.

Salvatore Settis — Shembull suprem i ripërdorimit arkitektonik i firmosur nga një artis është Michelangelo, që ripërdori gërmadhat e Terme di Diocleziano, rreth vitit 300 pas Krishtit, për kishën e Santa Maria degli Angeli, 1564. Një ripërdorim kolektiv është në fakt Piazza Navona, që e rihedh planin e Stadio di Domiziano, shekulli i I pas Krishtit, dhe pas shekujsh jete më kazual i menaxhua në ‘600 si një teatër gjigantesk urban, me arkikektura dhe skulptura të Bernini, Borromini e të tjerë. Nëse qëndrojmë tek barokja, por duke kaluar tek skulptura, në ekspozitë janë Moro Borghese dhe Zingarella Borghese, të bërë bashkë me fragmente të lashta mermeri të çmuar dhe integrime moderne: ushtrim i jashtëzakonshëm stili i një skulptori francez, Nicolas Cordier.

Një shembull «ripërdorimi të mirë»?

Salvatore Settis — «Ripërdorim i mirë» ka qenë ai që bërë Papa Siksti i IV më 1471, kur spostoi nga San Giovanni in Laterano (pronësi papnore) në Campidoglio (selia e Komunës) statujat e lashta të pakta e të çmuara prej bronzi që kishin shpëtuar (mijëra bronze të lashta u shkrinë në Mesjetë prej mungesës të metaleve). Siksti i IV ia dhuroi statujat «Popullit Romak, nga gjiri i të cilit patën lindur», duke krijuar bërthamën e parë të asaj që më 1734 do të bëhej muzeumi i parë i lashtë publik i botës, Capitolini.

Rem Koolhas — Mendoj se nuk ka kuptim të flitet për të bukur dhe të shëmtuar…

Ekspozita propozon edhe një ide të re ruajtjeje dhe, në njëfarë mënyre, edhe muzeale. Jeni dakord?

Salvatore Settis — Muzeumi është një institucion relativisht i vonshëm, i 1734, por edhe më parë qenë koleksionet, akumulime objektesh, diskutime mbi interpretimin, ruajtjen, restaurimin e tyre. Është një fushë shumë e lëvizshme, ku nuk ka norma fiks edhe universale. «Rregullat e lojës» ndryshuan dhe do të ndryshojnë me kalimin e kohës, prandaj është e nevojshme të kapet nëpërmjet historisë shumëfishtësia e eksperimenteve dhe e zërave.

Rem Koolhas — Nuk do të flisja aq shumë për idenë e re të një muzeumi. Besoj më shumë se në këtë ekspozitë propozohet thelbësisht një nevojë e re, ajo e prezantimeve që nuk e theksojnë të lashtëm, sesa e bëjnë më të afërt të mundur, më të kupueshmen për vizitorët. Edhe për këtë prezantim do të synohet mbi një zgjerim perspektive, mbi hapësira të gjera që në njëfarë mënyre komunikojnë midis tyre edhe vizualisht dhe pastaj, në rrugëtim, do të ketë hapësira për t’u ulur, për të reflektuar, për të vendosur një kontakt të mëtejshëm me këto kryevepra.

Duke e aktualizuar, si mund ta përcaktoni atëhere konceptin e restaurimit?

Rem Koolhas — Nuk di shumë, më mirë të flasë profesor Settis…

Salvatore Settis — Mbi këtë front ekzistojnë tashmë shumë shkolla mendimi, shumë praktika në kontrast dhe në polemika midis tyre. kjo ekspozitë ofron mbi temën një këndvshtrim të veçantë: fton të konsiderohen bashkë procesi i copëzimit të lashtësisë dhe rikompozimi i tyre. Kemi mbledhur për herë të parë të gjitha relievet e froneve të hyjnive dhe zotërve të dashurisë, skulptura të shekullit të I pas Krishtit që në Ravenna përbënin një seri imponuese me 24 lastra, thuajse të gjitha të humbura (mermerët përdoreshin në Mesjetë, por edhe më pas, sidomos për të bërë gëlqeren). Por diçka shpëtoi, duke emigruar nga Ravenna fillimisht drejt qyteteve të vogla (Biella, Treviso, Foligno), më pas në koleksione të mëdha, nga Uffizi në Louvre.

Pas entuziazmeve për artin bashkëkohor, mund të ketë ardhur më së fundi koha e një rizbulimi të arkeologjisë dhe i vlerës së saj?

Salvatore Settis — Do të ishte gabim të kundërvësht të lashtën dhe bashkëkohoren: sfida e vërtetë është të kapësh fluksin e historisë, nga lashtësia deri më sot, bile nesër, si në rrjedhën e një lumi që nuk ndalet kurrë dhe ku e lashta e modernia përzihen pikë pas pike. Detyra e kujt i studion këto gjëra është ta ndajë këtë vetëdije me numrin më të madh të njerëzve.

Rem Koolhas — Jam dakord. Për mua, në veçanti, lashtësia ka qenë gjithmonë një element referimi. Por një bukuri që mund të shikohet vetëm nga kush dëshiron ta shohë. Nuk besoj se pasioni për të lashtën mund të jetë një lëvizje masive; pastaj, në faktin që të mos jetë diçka për të gjithë qëndron një motiv tjetër i bukurisë të së lashtës.

Pse lashtësia duket se sot shikohet me ndrojtje, si diçka e largët? Edhe në Itali, ku pesha e së lashtës është e madhe…

Salvatore Settis — Siç e thashë më parë: është për shkak të obsesionit të së tashmes që na dominon, dhe i zhvlerësimit në rritje (dhe të mallkuar) të historisë në shkolla dhe në kulturën e përgjithshme, e mirëpërshkruar nga Adriano Prosperi në librin e tij të fundit Një kohë pa histori.

Rem Koolhas — Unë nuk besoj se është kështu. Mendoj se turistët kinezë apo jugamerikanë që mbushin Romën nuk janë aspak të frikësuar nga e lashta. Ndoshta janë italianët, përgjithmonë të mësuar dhe në një farë mënyre të shtypur nga këto prani. Ndoshta turistët arrijnë ta tejkalojnë «frikën reverenciale» tuaj.

Ky është viti i dyqindvjetorit të vdekjes së Antonio Canova, një tjetër ripërdorues i mrekullueshëm i së lashtës…

Salvatore Settis — Për të demonstruar madhështinë e Canova, përtej vepër së tij si skulptor i madh i neoklasikes, mjafton një episod: kur u konsultua për mermerët e Partenone prej pak kohësh të ardhur në Londër, rekomandova të mos restaurohen duke i kompletuar boshllëqet; pikërisht të kundërtën e Bertel Thorvaldsen, që ndërhyri rëndë mbi skulpturat e tempullit të Egina të transportuara në Mynih të Bavarisë. Për fatë, anglezët i dhanë të drejtë Canova.

Rem Koolhas — Canova ka pasur inteligjencën të transformojë të lashtën në diçka ndryshe, duke i dhënë një lexim rilindës të kaluarës. Në këtë qëndron madhështia e tij.

Respektivisht me dy etapat e mëparshme, në çfarë gjëje kjo ekspozitë e re do të jetë ndryshe? Mbi të gjitha edhe në pajime keni zgjedhur të praktikoni «artin e ripërdorimit» duke rimarrë pjesë të pajisjeve të mëparshme…

Rem Koolhas — Në 2015 rrëfyem riprodhueshmërinë e lashtësisë, duke eliminuar idenën e unicitetit të saj, por edhe atë të se lashtës baraz me kryevepër. Një ide e rekuperuar në këtë ekspozitë. Pajisjet e vjetra? E drejtë t’i rekuperosh, nuk është kohë harxhimesh; pastaj i japin vijueshmëri projektit.

Salvatore Settis — Serial Classic fillonte nga një kategori konceptuale, serialiteti, që ka një rol të rëndësishëm në artin bashkëkhor dhe që artikulonte me veprat të gjitha dhe vetëm të artit të lashtë. Recycling Beauty ka një shkëndijë të ngjashme: fillon nga kategoria e riciklimit, tepër e praktikuar nga artistët e sotëm, por e vë në skenë vetëm me vepra arti të lashtë, pa ndërhyrje artistësh bashkëkohorë. Diferenca midis njërës dhe tjetrës nuk është vetëm distanca që ekziston midis serialitetit dhe recycling, por edhe shtrirja në hapësirë dhe në kohë, që kësaj radhe është shumë e madhe. Qark i shkurtër është fjalë kyçe: çdo vepër në ekspozitë i përket njëherazi kohëve dhe lëvizjeve të ndryshme në hapësirë.

Sipas jush, cilat vepra e përfaqësojnë më mirë idenë e kësaj ekspozite?

Salvatore Settis — Mund të thoja statuja e shekullit të I pas Krishtit të cilës rreth 1501 ju shtua një kokë me vepërn e një skulptori venecian dhe më pas një mbishkrim që e identifikon si Efigjenia e Shenjtë. Atëhere ishte një vepër e vetme, por purizmi i një kulture muzeale të ‘800 ia ndau tre pjesët, të rkompozuara në ekspozitë për herë të parë. Një shembull i dytë është koka kolosale e kalit prej bronzi, vepër e Donatello, e krijuar në Firenze për t’u ekspozuar në Napoli. Këtu ripërdorimi është vetëm një aspekt i shokut hapësinor kohor që veprat në ekspozitë paraqesin. Më e rëndësishme është se kultura ndoshta e konsideruar e lashtë deri pak dekada më parë: një skulptor i ‘400 që zhytet aq shumë në fund të shpirtit të kulturës klasike sa që vë në krizë vetë kategoritë e historisë së artit.

Rem Koolhas — Sigurisht gishti i madh i Konstandinit: një copëz me forcë e të gjitë kolosit.

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply