Berisha: Prapa mbështetjes ndaj Ramës qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha nw mbledhjen e Grupit Parlamentar se, nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje të jashtëzakonshme ndaj Ramës qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal.

“Të nderuar deputetë, nesër është përsëri një seancë e parlamentit, në të cilën siç duket, pseudoshumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e parlamentit dhe asgjësimin, shkelmimin e të drejtave të opozitës.

I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama-gate, apo Uotergejtin e shekullit të 21-të, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal, duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.

Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen.

Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.

Nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka që sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës, besimin e presidentit të SHBA dhe të Kongresit amerikan ndaj tij dhe u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare, me qëllimin e vetëm, që pagatori i tij të vazhdonte të qëndronte në pushtet dhe ta paguante më tej”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Gjendja në spitale skandaloze, ngrihuni për të drejtat tuaja”!

Pjesëmarrësë në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, ishte dhe qytetarja …

Leave a Reply