Berisha, thirrje DASH, Kongresit të SHBA dhe FBI të hetojë me hollësi këto akte dhe veprime

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, komisionit të Kongresit të SHBA-ve dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi këto akte dhe veprime. Ai tha se, Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë.

“A ka implikim, a ka lidhje, lista që Lulzim Basha dorëzoi për biznesmenët që gjoja mbështesnin foltoren, se absolutisht asnjë prej tyre nuk kishte dhënë asnjë qindarkë, dhe pastaj thirrja e tyre një nga një nga zonja Kim.

A ishte kjo një praktikë për t’i cucar drejt grupit gjobëvënës?

Ndaj i bëj thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, komisionit të Kongresit të SHBA dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi këto akte dhe veprime.

Një gjë është e sigurt, që McGonigal, Mark Rossini, Neza, Duçka nuk operuan në ishullin e Robinson Kruzosë. Ata ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma e shërbime. Si mundi të vazhdojë veprimtaria e paturbuar për 5 vite me radhë?

Me ç’mënyrë mbyllën veshët e atyre që duhet t’i shihnin? Helidoni thonë se është viktimë se i pa. Ai duhet të flasë dhe të deponojë. Po të dojë edhe në Kongres të shkojë.

Nëse është kjo, ai meriton një vlerësim. Nëse nuk është kjo, prapë mbetet enigmë.

Nuk e bëri Gennaro këtë, e bëri kryeministri i sShqipërisë, e bëri kryezbuluesi i FBI, kjo tejkalon edhe imagjinatën hollividuane.

Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë. Prapa diellit të shkojë, ai do u thotë shqiptarëve gjithçka për këtë.

I bëj thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të ndërhyjnë me urgjencë, të krijojnë komisione hetimore. Kjo sepse Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë në vendet evropiane.

Prandaj duhet të ndërmarrë një hetim të plotë se çfarë solli kjo. Kjo solli përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar për të goditur antikorrupsionin në Shqipëri, për të goditur opozitën në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply