Berisha: Ushtari i bindur i Ramës dyfishon çmimin e patentave! Patenta me koston më të lartë në rajon!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të patentave. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Blendi Gonxhe, ushtari i bindur i Ramës, ka dyfishuar çmimi e patentave. Ai thotë se, Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrogat, ndërkohë që kryeson në renditjen për çmimet më të larta.

Reagimi i Berishës

Gonxhe dyfishon çmimin e patentave!

Patenta në Shqipëri me koston më të lartë në rajon!

Te dashur miq,

qeveria nuk ka të ndalur me abuzimet dhe babëzinë që ka, për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve. Blendi Gonxhe, ushtari i bindur i Ramës, ka dyfishuar çmimi e patentave. Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrogat, ndërkohë që kryeson në renditjen për çmimet më të larta. Kjo vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vjedh, vjedh dhe vetem vjedh, dhe që po mjeron e përze shqiptarët nga vendi.

Këta hajdutë meritojnë përgjigjen më të ashpër për padrejtësitë që po i bëjnë Shqipërisë! #sb

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply