Gjykata e Lartë vulos pafajësinë për organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”

Gjykata e Lartë ka marrë një vendim në favor të anëtarëve të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit për Krimet e Rënda (tani nuk ekziston më), që i shpalli të pafajshëm. Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, kur të pandehurit u liruan nga akuzat, për të cilat kishin kaluar të gjitha shkallët e gjykimit. Pafajësi u vendos për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” u krijua në vitin 1992, nga një grup prej 11 të rinjsh drejtuar nga djemtë e ish-zv/ministrit të Brendshëm Hajredin Shyti. Arrestimi i anëtarëve të saj është bërë në gjysmën e parë të tetorit të vitit 1996.

Në vitin ’97, duke përfituar nga hapja e burgjeve, të gjithë anëtarët e kësaj organizate dolën jashtë, për të mos u rikthyer më. Në Shkurt të vitit 1998, Gjykata e Faktit të Tiranës nisi procesin ndaj organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, por në mungesë të të akuzuarve. 11 anëtarët e bandës akuzohen për një sërë krimesh, vrasje, grabitje personi, vjedhje dhe grabitje të kryera në bashkëpunim.

17 KRIMET E “HAKMARRJES PËR DREJTËSI”

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë.

13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë.

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte.

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja.

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi.

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja.

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë.

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie.

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja.

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten.

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja.

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar.

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë.

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja.

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë.

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply