Ahmetaj parajmëron Ramën: Nuk doja të jem në pozitën e tij…

Ish-ministri, Arben Ahmetaj ka paralajmëruar Ramën nga studio e “Opinion” duke deklaruar se ai nuk do të donte të jetë në pozitën e tij. Ai i kërkoi Ramës të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Ahmetaj iu është përgjigjur akuzave të një kallëzimi të bërë nga gazetari Ardiatik Doçi dhe ato të opozitës, se për të ka pasur 4 prenotime në disa hotele me kartën e Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

“Unë dhe Klodian Zoto… Do të them dy gjëra, për njërën s’dua të më fyesh. I je referuar një…është e rëndësishme të ë dëgjosh. I je referuar një spekulimi të pastër. Nuk është i vërtetë. Nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë, Nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk kam udhëtuar me të. S’ma ka ofruar asnjë herë kartën. Janë spekulime. Ishalla do Zoti që të arrini të pyesni ndonjë nga ata. Si do më thotë mua ky hotel që; ju s’keni fjetur këtu. Pse duhet të pyes unë?! Sot me këtë rezervim je në Madagaskar, dhe në fakt je me mua këtu. Me booking”, tha ai për Opinion.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …

Leave a Reply