Berisha: Çarteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij…

Berisha iu drejtua protestuesve, a deni ju se, çarteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat? Ai tha se, a e dini ju se, Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj?
“Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.
A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama.
A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat?
A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj?
A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?
A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Krerët e bandave kriminale të Durrësit dhe Elbasanit takohen me Agasin tek “Kodra e Kuajve”, emrat…

Takim i bandave të Elbasanit dhe Durrësit me koordinatorin e tyre Agasin! Të pranishëm Dako …

Leave a Reply