Berisha: I them guvernatores, atë barin çoja Edi Ramës, Dorian Duçkës, ose ndaje bashkë me ta

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua protestuesve se, i them në emër tuaj, guvernatores, atë barin, të cilin në emrin tuaj i thashë kërko falje, ose mbaje për vete, çoja Edi Ramës, Dorian Duçkës, ose ndaje bashkë me ta.
“Midis korruptimit dhe rekrutimit të kryezbuluesit të SHBA, shndërrimit të tij një mjeran në duart e mafiozëve Rama-Duçka-Neza, kërkesa e Edi Ramës për të mos kërkuar nga Vuçiç respektimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, që Serbia të pranohet si prapavijë e Rusisë, deklaratave të tij ndaj perëndimorëve se zëvendësuat mallin e pistë rus nga mall të pistë nga vendet e tjera, a nuk shihni këtu një interes të kristaltë të Putinit, Vuçiçit, Lukashenkos?
Këtë betejë e bëjmë për veten tonë, për miqtë tanë, për njerëzit e lirë sepse sot po zhvillohet në Ukrainë një betejë mes popullit heroik dhe barbarisë ruse.
Por Ukraina do fitojë, ajo ka mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe vendeve aleate të NATO-s.
Putin, Vuçic, Edi Rama, do përfundojnë së bashku në koshin e plehrave të historisë.
I them në emër tuaj, guvernatores, atë barin, të cilin në emrin tuaj i thashë kërko falje, ose mbaje për vete, çoja Edi Ramës, Dorian Duçkës, ose ndaje bashkë me ta.
Ne këtu jemi, nga bindjet tona nuk lëkundemi.
Ne besojmë se vetëm shqiptarët e lirë do jenë partnerë të vërtetë të aleatëve tanë.
Çdo ditë që kalon fakton se Soros po shkatërron drejtësinë shqiptare. Për herë të parë në Gjykatë Kushtetuese emërohet një njeri që nuk ka futur këmbën në një sallë gjyqi.
Por ashtu siç thotë Edi Rama që është krenar që nuk ka lexuar ndonjëherë Kushtetutën, edhe ajo ndjehet krenare.
A mund të imagjinoni ju një poshtërim që i bëhet një vendi?
A kemi të bëjmë me një gjykatë, apo me një NGO në duart e Edi Ramës.
Ju e shikoni SPAK-un e partisë, që e ka për borxh të hapë çdo javë një çështje kundër opozitës, por SKAP-i i partisë nuk hap çështje për ryshfetin që Dorian Duçka përmes Agron Nezës, i dha McGonigalit.
Edi Rama ka kryer krim, por ka SKAP-in e partisë si mburojë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply