Kreu i PD, Sali Berisha tha se, korruptimi i McGonigal nga Rama shkon për llogari të Putinit, Vuçiçit dhe Lukashenkos. Ai tha se, koha e provoi se antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Xhelati, Edvin Kristaq Hajduti.
“Rasti McGonigal nxori fytyrën e vërtetë antiamerikane, antiperëndimore, fytyrën e vërtetë të etërve të Edi Ramës.
A mundet një shqiptar, që i thotë vetes i tillë, t’i rekrutojë SHBA-së me korrupsion, kryezbuluesin e saj.
Kjo shkon për llogari të Putinit, Vuçiçit dhe Lukashenkos dhe kurrë për interes të shqiptarëve, të NATO-s dhe SHBA.
A ka akt më madhor më antiamerikan, se akti i Edi Ramës pas ndërprerjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha? Jo dhe jo. Ky është akti më armiqësor.
Ata vasalë mbrojnë Edi Ramën dhe nuk lejojnë komisionin hetimor për aferën Rama-McGonigal.
Koha e provoi se antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Xhelati, Edvin Kristaq Hajduti, krim-kryeministri i Shqipërisë dhe Europës.
Kjo është një betejë epike që zhvillojmë ne.
Ne do mbrojmë interesat e shqiptarëve, të miqve dhe partnerëve tanë.
Ne do denoncojmë me forcën më të madhe qëndrimet antishqiptare dhe antiperëndimore të krim-kryeministrit të Shqipërisë”, tha Berisha.
