Berisha: Protesta deri në largimin e krim-ministrit Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së opozitës. Ai tha se, vijon revolucioni i pamposhtur.

“Sot beteja i zhvillua në sall nga deputetët tanë të cilët denoncuan e dënuan para shqiptarëve shkelmimin e Kushtetutës me urdhër të krim-kryeministrit Rama, ose krim-ministrit Rama.

Tentoi të shkatërronte opozitën dhe ka rekrutuat me korrupsion partnerit tonë të madh kundërzbuluesin në një akt anti-SHBA e anti NATO.

Ky akt dhe mbrojtja që po i bën [pseudo mazhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike dhe një kryeministër që mbron me çdo çmim e kusht pushtetin e interesat e Putinit dhe Putinit të vogël në Beograd.

Protestat do vijojnë deri në largimin e Ramës. Nuk mund të quhet kryeministër ai që paguan kundërzbuluesin e botës ndaj opozitës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply