Berisha: Protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës për PD!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot dhe njëherë se protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës për vulën e PD-së. Berisha tha se, ka lidhje strikt me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet që i ka bërë shqiptarëve, shoqërisë, me të gjithë shkelmimin e interesave të qytetarëve, të të gjithë spektrit, të gjitha shtresave, të rinjve.

“Ne nuk i lejojmë vetes kurrë që një trupë prej 3 vetash ta bëjmë objekt. Ka lidhje strikt me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet që i ka bërë shqiptarëve, shoqërisë me të gjithë shqelmimin e interesave të qytetarëve, të të gjithë spektrit, të gjitha shtresave, të rinjve. Nga 937 mijë që janë larguar nga viti 2014 gjer sot në hapësirën e Shengenit, 78% janë nën moshën 32 vjeç. Iku rinia. Ky vend nuk ka rini.

Një njeri shkatërroi të ardhmen e këtij vendi. Një njeri që urren këtë komb. Një antishqiptar si ky nuk ka pasrë ndonjëherë historia. Vetë shtrohet në darka 10 mijë dollarë kurse të tjerët jetojnë me 1-2 vakte dhe ato i marrin me listë. Rrit çmimet sa do me bordet për t’u marrë para qytetarëve nga xhepat. Grabiti me klanin e tij pasurinë numër 1 publike të shqiptarëve Portin e Durrësit”, deklaroi Berisha.

“Nuk mendon asgjë tjetër veç pasurimin e familjes së tij, baxhanaku i tij është bërë bos. Me çfarë tagri i jep thjeshtrës së Ramës tender?

Një njeri i cili Olsin e ka peshkaqenin më të rrezikshëm.

I nxirrni nga arkivat kur Olsi mori Spitallën që ta ndërtonte me një kompani që merrej me azilet e të moshuarve në Kinë dhe mediat kineze hapeshin me titujt vëllai i madh i kryeministrit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply