Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA për të asgjësuar opozitën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar opozitë. Ai tha se, këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre.
“Edi Rama realizoi 137 udhëtime me avion në dispozicion, kurse fëmijët tuaj largohen dhe vetëm largohen nga ky vend.
Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre.
A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë!
Prandaj ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj.
Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë.
Dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply