Meta nga Elbasani: Rama ka ikur, mjerë kush nuk e ka kuptuar!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh nga Elbasani se, Rama ka ikur, mjerë kush nuk e ka kuptuar! Ai e paralajmëroi Ramën duke u shprehur se, nëse nuk rri siç duhet në atë karrige, ajo të bie kokës.

“Prandaj të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm në raport me ligjin, sepse Rama ka ikur me kohë, mjerë kush nuk e ka kuptuar akoma. Por shkeljet e ligjit mbeten aty edhe ato marrin në qafë familje të tëra. Pse? Për qejfin e një aventurieri dhe një bande aventurierësh, që nuk e di ka dhe nesër dhe që nuk e di që karrigia nuk është e tyre, por është e shtetit dhe popullit. Nëse nuk rri siç duhet në atë karrige, ajo karrige të bie kokës. Po pse mo ca e dini ju Shkëlqim Canin? E dini njeri pa mend që tha ‘unë më mirë ik nga qeveria sesa të firmos për inceneratoret e këtyre’. Shkëlqimi është socialist me integritet, nuk është kështu hajde nga rruga dhe firmosni ju edhe takohemi pastaj te vendi. Jo, sepse Shkëlqimi kishte qenë zv.kryeministër në kohën e një tjetri kryeministri, që firmoste shpejt e shpejt ai. Më vend që të sillte bukë sillte marmelatë.

Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. këta amerikanët e Ramës. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi, se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje mld euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kuptova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato mld euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë; hetoni! Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPT në jetën e tij, pa e parë mirë. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kam marrë këtë porosi gjithmonë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Si porositeshin vrasjet nga organizata e “Pojës”, dëshmia e Dumanit…

Adi Çoba i cili është emër i pa njohur për autoritetet shqiptare u zbulua në …

Leave a Reply