PD Korçë denoncon skandalin: Ku i çoi Filo 366 milion lekë tendera?

Deklarata e PD Korçë

366 milion lek(të vjetra) tendera, që Filo i jep sipas qejfit!

Pas çudirave të ngrohjes me kursim në ditët më të ftohta, Kryetari i Bashkisë Korçë, me stafin e zgjedhur prej tij, na servir dhe çudinë e radhës:

4 TENDERA, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes rezultojnë me shkelje, sipas Raportit të KLSH, Shtator 2022.

* 360 milion lek(të vjetra) janë dhënë sipas qejfit pa respektuar asnjë kriter.

* 2 procedura prokurimi, ose më thjesht, 2 tendera, NUK JANË NË PËRPUTHJE ME PROCEDURAT, duke sjellë uljen e ofertuesve ose skualifikimin e ofertave më të leverdisshme.

* Në 2 të tjera, fituesi nuk plotëson kriteret e miratuara me ligj dhe duhej të ANULOHESHIN.

Rekomandimi i KLSH, për këto procedura është që:

Bashkia dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes të NXJERRË PËRGJEGJËSITË dhe të marrë masa TË MENJËHERSHME për eleminimin e praktikave për shpalljen fitues, në kushtet e mosplotësimit të kritereve ligjore.

Tani, pyetjet e mia publike për Z.Filo janë:

* Keni marrë masë zotëri për këto që ju ka rekomanduar Kontrolli i Lartë i Shtetit?

* Ishit ju në dijeni për këto procedura prokurimi?

Unë dhe të gjithë qytetarët e Korçës, presim një përgjigje nga ju!

Ta dini se do këmbëngulim çdo ditë derisa të na jepni një përgjigje.

E KENI PËR DETYRË!!!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply