PD: Të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Ramës me McGonigal, Duçkën, Nezën

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi foli nga jashtë seancës për përjashtimin e kolegëve, duke theksuar se “ne kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Ramës me McGonigal, Duçkën, Nezën, Deripaskën dhe gjithë të përfshirët në aferën që synon shkatërrimin e pluralizimit në Shqipëri dhe qeverisjen autokratike të Edi Ramës.”

“Me një vendim të tipit fashist, – tha Bylykbashi, – parlamenti, mazhoranca e Ramës përjashtoi deputetë nga pjesëmarrja në seancë dhe komisionet e parlamentit. Kjo është në vazhdën e përjashtimeve të tyre në tre katër seancat e fundit ku mbi 20 deputetë janë përjashtuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm e vetëm se kërkojnë një të drejtë kushtetuse në emër të shqiptarëve.

Opozita nëse ka një rol, është ai i kontrollit të qeverisë, këtë e bën me komision hetimor, me mocione, me debat, me të gjitha instrumentet që i lejohet çdo deputeti dhe opozitës në veçanti që të kontrollojnë qeverinë dhe mazhorancën.

Kemi kërkuar një komision hetimor për të hetuar skandalin më të paprecedentë në historinë e Shqipërisë ku kryeministri nëpërmjet korruptimit të McGonigal zyrtarit të lartë të FBI synoi të shkatërronte demokracinë nëpërmjet një hetimi të stisur prej Edi Ramës.

Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Ramës me McGonigal, Duçkën, Nezën, Deripaskën dhe gjithë të përfshirët në aferën që synon shkatërrimin e pluralizimit në Shqipëri dhe qeverisjen autokratike të Edi Ramës.

Këtë kemi kërkuar ne dhe për këtë arsye, d eputetët e opozitës janë përjashtuar. Ne përfaqësojmë mbi 750 mijë zgjedhës. Kemi vendosur të mos ketë seanca normale të parlamentit pa u garantuar kjo e drejtë kushtetuese e shqiptarëve. Ti kërkojmë llogari Edi Ramës për këtë skandal korruptiv.”

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i SHBA/ Organizata kriminale po destabilizojnë vendin, VanHorm: Prioritet i Trump në Shqipëri…

Shtetet e Bashkuara po ashpërsojnë mesazhet e tyre ndaj regjimit të Tiranës. Deklarata e fundit …

Leave a Reply