Tension para Kuvendit, Garda u ndalon hyrjen deputetëve të PD

Deputetët e PD të përjashtuar nga Kuvendi, nuk janë lejuar nga Garda të hyjnë në seancën e sotme parlamentare ku kërkojnë të debatojnë për aferën McGonigal të Kryeministrit Edi Rama.
Deputetët e PD, të cilët janë përjashtuar në mënyrë të parregullt nga seanca plenare një javë më parë, duket se nuk do të heqin dorë dhe do të tentojnë të futen sërish në parlament.

Deputetët janë zhvendosur nga selia blu drejt parlamentit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.

Edhe pse në Byronë e Kuvendit ka një ankimim, sërish deputetët nuk janë lejuar të futen brenda në sallë nga Garda e Republikës.

Mes deputetëve dhe gardistëve ka pasur momente tensioni.
“Të të vijë turp. Turp t’ju vijë. Nuk jeni gardë, por bashibozukë”, dëgjohet të thotë deputeti Edmond Spaho.

Opozita kërkon të përballet me kryeministrin Edi Rama për skandalin McGonigal.

Megjithatë, për të shmangur këtë përballje, mazhoranca ka përjashtuar 23 deputetë demokratë, një rekord antidemokratik në vend.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply