Zhupa: Përjashtimet e paligjshme! Deputetët duhet të ishin prezent në mbledhjen e byrosë

Deputetja e PD, Ina Zhupa i ka cilësuar të paligjshme përjashtimet e deputetëve të Partisë Demokratike me urdhër të byrosë së Kuvendit i cili la në fuqi kërkesën e Komisionit të Etikës.

Në fjalën e saj nga Kuvendi, Zhupa tha se deputetët duhet të ishin lejuar të hynin në sallë për të qenë prezent në mbledhjen e byrosë.

Zhupa theksoi se duhet të pranohet menjëherë kërkesa e tyre për ngritjen e një Komisioni Hetimor për skandalin McGonigal.

Zhupa: A e keni lexuar nenin 65 që thotë me paraqitjen e ankimimit urdhri i seancës plenare pezullohet deri në marrjen e një vendimi nga byroja. Deputetët që ishin jashtë sallës së Kuvendit duet të hynin brenda derisa të merrte byroja një vendim.

Byroja ka detyrim sipas kësaj rregulloreje, t’i garantojë të drejtën e deputetit për të pyetur, për të dëgjuar, për të paraqitur shpjegime. Propozimi është që ata deputetë, duke qenë se është shkelur rregullorja e Kuvendit, duhet të jenë brenda sallës.

Përjashtimet e paligjshme nuk janë vendime që duhet të zbatohet. Neni 25 i rregullores së Kuvendit thotë që Kuvendi ka të drejtë të caktojë një komision hetimi për një çështje të veçantë. 44 deputetë ju kanë depozituar kërkesë për Komision Hetimor. Të ngrihet sa më shpejt. Pse nuk ngrihet që sot. Pse shkelni rregulloren dhe pastaj kërkoni qetësi këtu sikur jemi kopsht. Nuk duam ne asnjë favor nga ju.

Atë që na e jep kushtetuta nuk mund ta merrni ju. Jeni duke shkelur rregullore. Jemi dakord t’i kthehemi normalitetit. Të vijë këtu kryeministri Edi Rama që deputetët e përjashtuar në mënyrë anti ligjore të jenë në sallë. Po e shkelët ju njëherë na detyroni që ne të përgjigjemi sipas rregullave.

Nuk është normale dhe për këtë mbani përgjegjësi ju si e shkatërroni sallën e Kuvendit. E fundit zonja kryetare, kam një dakordësi për të dhënë. Me një ministre të kabinetit tuaj që është shprehur që Edi Rama është brand. Po është brand ndërkombëtar i korrupsionit.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply