Berisha: Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Ai tha se, ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon.
Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi në regjistrin e forcave politike.
Në bashkëpunim me ambasadoren Kim dhe Erion Veliajn, ka ndërhyrë për të shpallur palë, atë që nuk është palë.
Këta treguan se nuk kanë asnjë parim, asnjë moral për ligjin.
Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply