Berisha tha se, Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt. Ai tha se, edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj.
“Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë.
Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt.
Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj.
Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot.
Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu.
Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë.
Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denonocjmë!”, tha Berisha.