Skandali/McGonigal i vendosi gjobë Ylli Ndroqit, takimi në…

Kryetri i PD, SAli Berisha ka denoncuar skandalin e vendosjes së gjobës ndaj biznesmenit Ylli Ndroqit nga McGonigal, Duçka dhe Neza me bekimin e Ramës. Takimi mes tyre është zhvilluar në lokalin “Padam”.

“Një takimin tonë para një jave, ju informova se ekipi McGonigal, tradhtari i kombit amerikane, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga një lokal e hotel, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’i rrjepur dhe për t’ju zhvatur atyre mln euro. Jam këtu sot për t’u deklaruar shqiptarëve se njëri nga këta biznesmen, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022 mln për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv Ora News, Ylli Ndroqi. Duçka, kriminel, dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi miliona, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, që t’ua paguaj atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim Ylli Ndroqi e ka bërë dhe pranë autoriteteve amerikane. Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara se këta çakej iu merrnin dhe kërcënonin biznesmenë të tjerë, në prani të Taulant Ballës.”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply