Berisha: Edi Rama ka tmerr, shëtit si fantazëm dhe ka frikë të vijë në Parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Bulqiza se, Edi Rama ka tmerr, shëtit si fantazëm dhe ka frikë të vijë në parlament. Ai tha se, kryetari në ikje që ka veset e Edi Ramës.

“Frikë ka Edi Rama, tmerr. Shëtit si fantazëm dhe ka frikë të vijë në parlament. Banda e tyre kapte një nga një biznesmenët me listë për t’i gjobitur. Në emër të kujt? Në emër të Edi Ramës. Koha është të ulemi, me çdo shqiptar, me çdo socialist. Po ju garantoj se duke përjashtuar kryetarin në ikje që ka veset e Edi Ramës. I ka me dokumenta. Të gjitha veset e tij i ka.

Nëse i hidhni sytë sot Shqipërisë, u them unë ju pasuria më e madhe e shqiptarëve përsëri ndodhet në Bulqizë edhe pse janë nxjerrë miliona e miliona ton krom. Ndodhet në Bulqizë, në Martanesh. Hidhni sytë këto vite, sikur dilni nga një luftë. Rrugë të shkatërruara, qendra shëndetësore, shkolla të mbyllura. Koha ka ndaluar për ju njerëz punëtorë, të mençur me intelektualë të fuqishëm, me potenciale të mëdha, sepse edhe rentën e hoqi. Sepse oligarkët i paguan atij ryshfetin, ua hoqi edhe rentën që duhet ta përfitonit me ligj për qytetin tuaj, për infrastrukturën tuaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …

Leave a Reply