Fantazira me kthimin e urës në Vlorë në pistë garimi

Nga Rezenbrik Serjani
Sekretar funksional për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit pranë PD Vlorë

Fantazira me makinë e kthimin e urës në pistë garimi, ishte haluçinacioni i radhës i kryetarit të Bashkisë Vlorë. Dhe gjoja si provë nxjerr një pamje filmike të kalimit të një automjeti( që për hir të së vërtetës nuk duket çfarë është) e vitit 2020.

Sipas tij, 4 gomat e kaluara mbi urë, e para 3 viteve, është arsyeja e gjendjes faktike e urës, sot.

Kujtojmë se para 5 vitesh, Tam-Tamet e propagandës së Bashkisë, hodhën e stërhodhën projektin e ri, të rikonceptimit, ristrukturimit dhe ndryshimit rrënjësor të modelimit të urës së Manastirit të Zvërnecit, ku risi e atij projekti ishte dhe një degëzim i vecantë, në formë platforme, mbi të cilën do ngrihej një muze për florën dhe faunën e zonës, e cila do shërbente si qendër informimi mbi zonën dhe pikë studimore për ambientalistët e biologët vlonjatë.

Për këtë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është alokuar një shumë prej 36 milion lekësh.

Pas 5 vitesh, jo vetëm që mbi atë platformë nuk u ngrit asnjëherë asnjë muze apo pikë informimi, por pas 5 vitesh ura është tërësisht e degraduar, mbi të cilën kërkohet një ndërhyrje shtese.Ura pas 5 vitesh, për të cilën u “investuan” 36 milion lekë, është plotësisht e amortizuar dhe jashtë funksionit.

Dhe kjo jo për faji të ndonjë 4 rrotaku imagjinar, siç supozon Kryetari Kukull i Bashkisë Vlorë, por për faji të abuzimit institucional, shpërdorimit të 36 milionë lekëve, fondi i rikonstruksionit e rimodelimit të Urës së Manastirit të Zvërnecit.

Shpërdorimi i fondeve, mos zbatimi i projektit, mos mirëmbajtja e qëllimshme, kualiteti i ulët i punimeve, vetëm e vetëm te vidhet e abuzohet, janë arsyet e vërteta për gjendjen e asaj ure, aq me vlerë, për zonën por edhe për gjithë sektorin e turizmit në Vlorë, si një aset i rëndësishëm kulturor, turistik e mjedisor.

Në 14 Maji, Bashkia Vlorë duhet të çlirohet nga “mashtrimokracia” dhe “vjedhokracia”, të cilat për 26 vite i kanë konsoliduar dhe kthyer në kulte.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply