Inceneratorët/ Paloka: Ahmetaj tha “pyesni Ramën e Veliajn”. A do t’i thërrasë SPAK-u?

Deputeti i PD, Edi Paloka reagon pas intervistës së mbrëmshme të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Paloka ngre pikëpyetjen nëse do të thirret Edi Rama dhe Erion Veliaj nga SPAK për aferën e inceneratorëve, pas ‘rrëfimit’ të Ahmetajt.

Reagimi i Palokës

Ahmetaj mbrëmë deklaroi se ai nuk kishte forcën për të mbledhur qeverinë dhe 17 firma brenda ditës për inceneratorët.

Sigurisht që as Lefter Koka nuk e ka pasur këtë forcë.

Se kush e ka forcën për të urdhëruar akte të tilla, e dijnë të gjithë, përveç SPAK-ut.

Ahmetaj tha “pyesni Ramën e Veliajn”. A do t’i thërrasë SPAK-u?

Po për McGonigal, ka për të vepruar kjo drejtësia e “reformuar” e shoqes Kim, apo për momentin po merret me dorëzimin e vulës së PD tek Tao Palla?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply