Shehaj: Kushtetuesja shkeli Kushtetutën!

Deputeti i PD, Agron Shehaj reagoi pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e saj për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Shehaj shkruan se, me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën e Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e opozitës për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka është dëshmia e radhës se fatkeqësisht në Shqipëri drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.

Me vendimin e sotëm, gjykata thotë se nuk mund të shqyrtojë mandatin e zonjës Xhaçka, pasi duhet që kërkesa për gjykimin e papajtueshmërisë të sillet nga Kuvendi dhe jo nga një grup deputetësh.

Pra, nëse Kuvendi, shumica e të cilit kontrollohet nga maxhoranca dhe qeveria nuk voton për të çuar kërkesën, atëherë gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë rast për papajtueshmëri mandati të ministrave apo zyrtarëve të maxhorancës.

Praktikisht me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese thotë se do të gjykojë vetëm atëherë kur e lejon qeveria dhe maxhoranca parlamentare.

Duke i hequr të drejtën 1/5 së deputetëve për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ajo kufizon të drejtën e pakicës për të ushtruar kontroll mbi abuzimet e qeverisë, siç parashikohet shprehimisht nga Kushtetuta.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin përballë një zgjedhje të qartë. Atë të mbrojtjes së Kushtetutës dhe interesit kombëtar apo mbrojtjes së interesave private dhe okulte të qeveritarëve. Fatkeqësisht zgjodhën të dytën duke i dhënë një goditje fatale parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”, shkruan Shehaj.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …

Leave a Reply