Berisha: A mundet që kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë?

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama porosit vazo druri për oborrin e kryeministrisë prej 4.2 milionë euro. A nuk është kjo një praktikë për varfërimin tuaj?
“Nga taksat tuaja, mblidhet një buxhet prej 4 miliardë euro. Në Kosovë mblidhen 2 miliardë euro. Por në Kosovë, mjeku paguhet dy herë më shumë se në Shqipëri, të gjitha rrogat janë 40 deri në 60 përqind më të larta se në Shqipëri.
Ndërkohë në vitin 2013, rrogat tona ishin më të mëdha edhe se në Rumani dhe Bullgari, që ishin vende anëtare të BE-së.
Këta qeveritarë, këta vjedhin. Do u them një gjë këtu: nga jeta juaj, ai hajduti që futet në një shtëpi për të vjedhur, ai urren viktimën e tij. E justifikon vjedhjen me urrejtjen ndaj viktimës.
Të tillë janë këta, ju vjedhin ju dhe ju urrejnë ju. Kjo urrejtje bën që Edi Rama të ulet në drekë sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite.
A mundet që kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë? A mundet ministrja e tij të porosisë biftekun 1 mijë euro? A mendoni se këta kanë ndjenja për shqiptarët? A mendoni se mendojnë për ju dhe fëmijët tuaj?
Rama porosit vazo druri për oborrin e kryeministrisë prej 4.2 milionë euro. A nuk është kjo një praktikë për varfërimin tuaj?
Nuk di kryeministër në Europë, por as në botë, që të blejë një instilacion druri 4.2 milionë euro për oborrin e zyrave të tij. E bën se ai nuk mendon për ju, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për ata që nuk mbyllin tre vaktet, për të rinjtë që nuk gjejnë punë dhe po ikin e ikin”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply