Berisha: Ahmetaj mashtroi në përpjekje për të larë gjurmët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Tepelena se, Arben Ahmetaj mashtroi në përpjekje për të larë gjurmët. Ai tha se, e vërteta është se përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama.
“Ju keni dëgjuar për aferën e djegësave, të vjedhjes së 420 milionë eurove.
Doli pardje Arben Ahmetaj, e pa që Edi Rama e shiti. Ai insistoi të dilte te ai emision se Rama tha se me të ka punë prokurori.
Ajo ishte një medalje me dy anë.
Në një anë i tha se kreu i Meduzës për inceneratorët je ti. I tha se nuk jam i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Asnjë ministër nuk e lëviz sot. Qeverinë e lëviz kryeministri me sekretarin e përgjithshëm e tij.
E tha këtë, sepse në aferën e djegësave, siç nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar, janë firmosur 17 dokumente për 24 orë.
E vërteta është se përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama. Ai ka firmosur fap e fap, duke i thënë drejtori i entit kombëtar të prokurimeve, që kjo metodë prokurimi nuk mund të përdoret se është antiligjore. Kurrë kryeministri nuk mund ta firmosë atë. Sepse ai është gardiani i shtetit shqiptar.
Ai ka shkelur ligjin vetëm pse e kishte ndërmarrje të tij.
Pse u thashë me dy medalje? Tha edhe për Erion Veliajn. Ndiqni paratë, se Veliaj ka marrë me thasë.
Ana tjetër e medaljes është se deshi të lajë gjurmët. Nuk kam firmosur. Gënjeshtra!
Në këtë aferë është një ndërtues i kontraktuar nga një kompani private, si supervizor, që është në burg me akuzën e shkeljes së interesit publik, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë përgjegjësi publike.
Në burg është supervizori. Shteti ka një inspektoriat financuar nën urdhrat e Arben Ahmetajt. Ky inspektoriat ka detyrë ligjore të kontrollojë çdo lloj abuzimi që sinjalizohet nga mediat, nga punonjësit, nga kushdo.
Nga viti 2014 deri ditën kur foli Ahmetaj, ka pasur të paktën një person që ka bërë 223 denoncime, por janë mbi 1 mijë denoncime për abuzime me djegësin.
Por pse SPAK i partisë hesht dhe arreston Albert Dervishin, por nuk shkon te inspektori që paguani me taksat tuaja për të mbrojtur paratë tuaja, buxhetin tuaj?
Pse nuk arreston inspektorin dhe ministrin prej nga varej?
Pse? Se ky institucion është i kalbur. U ndërtua krejtësisht si seksion i PS-së”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Lajthit Rama, urdhëron shoqërimin e 3 të miturve në komisariat pse nuk i buzëqeshën!

Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën …

Leave a Reply