Berisha: Këta ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë

Kryetari PD, Sali Berisha tha se, ministrat 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë. Ai tha se, vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie.
“A duhet të ngrihemi ne? Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë.
Analistët rendin nga një ekran në një ekran tjetër që t’u mashtrojnë juve.
Zonja në SHBA e denoncoi Edi Ramën se ka darkuar në një lokal në Nju Jork me 10 mijë dollarë darka.
Dilte çakalli i tij e thoshte se ka kushtuar 100 dollarë. Me paratë e Ramës e thotë këtë.
Se vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja.
Dhe del e thotë se këto udhëtime janë më të lira se të paraardhësit tim në linja private. Ndërkohë nuk e lejon komisionin hetimor për këtë çështje, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.
Këto ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë”, tha Berisha.

 

 

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply