Ekspozita e Ramës në Hong Kong u sponsorizua nga kinezët e Dorian Duçkës

Dosja sjell fotot ekskluzive të reklamave që CEFC, konglomerati kinez ku punonte Dorian Duçka, nxorri në vitin 2015, me rastin e ekspozitës së Kryeministrit Edi Rama në Hong Kong. Pse iu bë ky nder kryeministrit nga kinezët e CEFC që sot po hetohen nga Kongresi Amerikan?

Konglomerati kinez, CEFC i ka rrënjët më të thella sesa me shpërthimin e skandalit McGonigal në Shqipëri. Dosja ka siguruar pamje nga viti 2015, kohë kur Kryeministri Edi Rama ende dy vite sapo i ardhur në pushtet, hapi një ekspozitë në Hong Kong. Por kush e mbështeti kryeministrin atje. Siç shihet edhe në baner, në fund të reklamës, janë renditur sponsorët gjeneralë, ku kryeson CEFC, konglomerati kinez i energjisë.

Kjo lidhje e hershme e kryeminisrit me kinezët vë edhe njëherë në pikëpyetje raportin e tij me këshilltarin Dorian Duçka. Çfarë dha kryeministri në këmbim të hapjes së një ekspozite personale me përfitime tërësisht vetjake?

Pranë kësaj kompanie u punësua Dorian Duçka i cili rezulton në akt akuzën e FBI si personi B, që bashkë me Agron Nezën dhanë informacione për nisjen e hetimit për lobimin e PD përmes Nick Muzin. Vetë Rama në vitin 2015 u shpreh se interesi i mediave për ekspozitën e tij ka qenë i madh.

Ai shoqërohej nga Linda Rama, e shoqja, dhe nga një tjetër person, Zhou Ding. Ding si për rastësi, u emërua si ambasador i Kinës në Shqipëri më 2019. 4 vite pas ekspozitës ku rri krah Ramës, ai u emërua ambasador. Deri ku janë lidhjet e Ramës me CEFC? Çfarë u këmbye mes tyre?

Në Shqipëri, Dorian Duçka është në qendër të diskutimeve për një tjetër çështje, atë të ndërhyrjes te ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria. Në akt-akuzë, Duçka përshkruhet si personi B, një njeri i punësuar në qeverinë shqiptare. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se Duçka punonte si këshilltar i Jashtëm pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI./Dosja.al

About Redaksia

Check Also

Rama shtyn me një orë mbërritjen në takimin e New York-ut nga frika e goditjes nga protestuesit

Qinra protestues kanë rrethuar hyrjen e takimit të Ramës në Neë York me thirrjet “phoshtë …

Leave a Reply