Grigels Muçollari reagon për përdorimin e fëmijëve nga Veliaj

  • Anëtari i Kryesisë së PD Grigels Muçollari reagon për përdorimin e fëmijëve nga Veliaj: I obsesionuari për vëmendje, detyron drejtuesit e shkollave të anulojnë mësimin për nxënësit.

Kur përdoren fëmijët

Unë jam pro marshimit kundër luftës. Kudo dhe kurdo ndodhtë, lufta është mizori dhe vdekje.

Jam dyfish solidar me popullin ukrainas, sepse ata mbrojnë lirinë e tyre, dhe kauza e lirisë i përket çdo populli.

Do të isha mëse dakord që shkolla të ndërgjegjësonte fëmijët kundër luftës, të nxiste tek ta dëshirën për paqe dhe solidaritet mes popujve, dhe pse jo të vetëorganizoheshin për një marshim të tillë të gjithë bashkë, nxënës, mësues e prindër.

Mirëpo kur shoh se drejtoritë e shkollave marrin urdhër politik për të lënë mësimin, sepse kryebashkiakut i duhet një tribunë për të folur, kjo më prish ditën. Fëmijët e shkollave i çohen si audiencë një të obsesionuari për vëmendje.

Nga ana tjetër, mijëra të vrarë në Ukrainë përdoren si medalje në Tiranë. Një hipokrizi kryebashkiake që edhe vëmendjen kërkon ta vjedhë.

Ah more i shkretë! E ke kuptuar që të rriturit po të lënë e po përdor fëmijët!

 

About Redaksia

Check Also

“Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19”, denoncimi i kardiokirurgut, Edvin Prifti

Kardiokirugu i njohur Edvin Prifti denoncoi zhdukjen, arrestimin dhe persekutimin e disa profesorëve shkencëtëreve të …

Leave a Reply