Aksidenti në Tiranë, reagon Këlliçi: Burimi i aksidentit është xhungla urbane që nuk administrohet

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas aksidentit të rëndë të ndodhur në bulevard mes një autobusi urban dhe disa makinave. Këlliçi ka uruar shërimin e shpejtë për të lënduarit.

Reagimi

Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur!

Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.

Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.

Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin.

About Redaksia

Check Also

Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën. Ose, dëgjojeni dhe …

Leave a Reply