Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se në vitin e parë si kryeministër zotëronte një pasuri 200 milionë euro e fshehur në offshore. Lideri i opozitës iu referua raportit të OSBE të publikuar në vitin 2014, një vit pasi Edi Rama kishte marrë pushtetin.
Gjatë një takimi në selinë blu me aktivistë të degëve 1, 3 dhe 4, Berisha tha se Rama nuk e përgenjështroi raportin e OSBE dhe as në gjykatë nuk guxoi të shkonte.
“Edi Rama është unik në qëndrimet e tij ndaj opozitës. Ky mund të jetë kryeministri i vetëm sot në Europë dhe botë që korrupton dhe kontrakton si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së. E angazhon atë me fuqitë e postit që kishte për shkatërrimin e opozitës shqiptare, sepse atij i duhet një pushtet i pakufizuar. Sepse atij i duhet të vjedhi dhe të mos e akuzojë kush. Sepse atij i duhet të konsolidojë shtetin e drogës.
Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij.
E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të. Po tani thoni ju sa është, ju garantoj se synon vetëm miliarda. Ajo që mund të ju duket çudi por ju them ju, se ky synon miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit me aferën e djegësve. Ja tha Arben Ahmeti haptaz, qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën të gjithë qeverinë dhe e lëvizën. Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë.
Në fakt ai e ka lëvizë, ai është kryehajduti. Atij i tha Edmond Ahmeti, drejtor i Agjencisë së Prokurorimeve; zoti kryeministër nuk mund të firmoset kjo kontratë siç thotë këtu me negociata të mbyllura, sepse nuk i leoj ligji. Negociata të mbyllura do të thotë të mbyllesh në zyrë dhe të vjedhësh. Ai i firmosi, sepse e kishte ndërmarrje të tij, ose të Olsit, por Olsi këtë herë është në afera të tjera, këtë herë është vetëm ai direkt.
Firmosi, por sa? 420 mln euro. Çfarë ndodh. A e dini ju se djegësi i Tiranës është i firmosur si investim privat, dhe i tëri është investim publik, është vjedhje publike sepse aty nuk ka djegës e asgjë. Por paratë, miliona e miliona, vidhen nga ai dhe Erion Veliaj, të dy bashkë. Dërgohen në Holandë, nga Holanda në ofshore dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran”, u shpreh Berisha.