Nuk kam dëgjuar njeri deri më sot të thotë një fjalë të mirë për Erion Veliajn!

Nga Ylli MANJANI

Nuk kam dëgjuar njeri deri më sot të thotë një fjalë të mirë për Erion Veliajn.

Asnjë, po asnjë, asnjë.

Demokratë jo e jo, por as socialistët nuk e thonë një fjalë të mirë. As asnjanësit.

As ata të Sorosit nuk e thonë fjalën e mirë. Madje as MJAFT-i dhe ish-G99 nuk flet mirë për të. Bashkia jo e jo…

Ok, le të jemi fair në argument, qartësisht sasia e njerëzve që nuk e duan Erion Veliajn është shumicë mbi shumicat.

Vetëm helm e neveri ka për atë njeri. Konsensus absolut ka që ai është një mashtrues.

Fjalë e rrenë e ka. Neveri e gjallë mediatike.

Për karakter e identitet politik as bëhet fjalë. Di njeri fjala vjen cila është ideja e tij politike?!

E megjithatë, prapë e votojnë! Bindja ime është se votojnë PS dhe Edi Ramën jo Erionin. Por sidoqoftë, vota zyrtarisht i mbetet atij.

Këtu nuk ka më faj mashtruesi. Ai përfaqëson denjësisht dashnorët e mashtrimit që e votojnë.

Mashtrimi është dashuria kolektive që është ulur këmbëkryq në Shqipërinë elektorale.

Mjerë ai që nuk mashtron!

****

Këtë gjendje nuk e korrekton dot askush. As drejtësia, as ligji, as revolucionet e aq më pak bota jashtë.

Nëse shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se janë ata vetë “pronarë” të demokracisë, nuk ka zgjidhje.

About Redaksia

Check Also

Modeli i njeriut të lirë në çmim përballë modelit të njeriut të lirë në shpirt

Andi MUSTAFAJ Politika është emblemë përballjeje sepse ajo nuk përball vetëm individë, ajo përball modele, …

Leave a Reply