Luftë demografike dhe luftë ekonomike

Forca e një populli qëndron tek rinia e tij”.

(Colmar Von der Goltz)

Vrisni 10 prej nesh, ndërsa ne do të vrasim një nga ju, ama në fund, do të lodheshit përpara nesh”.

(Ho Chi Minh)

Resursi kryesor për të cilin lufta ka nevojë është kapitali njerëzor. Në një studim të paraqitur në 2018 tek Joint Warfare Center i NATO në Norvegji, sociologu gjerman Gunnar Heinsohn ka kërkuar të theksojë me forcë këtë premisë. Specifikisht, profesori i merituar i Universitetit të Bremenit, në punën e tij Security Implications of Demographic Trends, ka nënvizuar sesi, në një gjendje konflikti, kapaciteti për të absorbuar humbjet luan një rol përcaktues mbi vetë rezultatin. Shembulli më i dukshëm, në këtë kuptim, me siguri që është përfaqësuar nga konfrontimi midis Bashkimit Sovjetik dhe Rajhut të Tretë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, analiza e Heinsohn ka një frymëmarrje më të gjerë, duke u përqëndruar mbi tendencat demografike që kanë dalluar historinë europiane dhe globale e shekujve të fundit. Faktikisht, sociologu dhe ekonomisti gjerman në kapërcyellin midis shekullit të XV dhe të XIX vë në pah se rritja demografike të Europës nuk ishte absolutisht inferiore me atë të zonave të tjera të globit (në vijim të epidemisë së murtajës të vitit 1348, popullsia europiane zbret nga 80 në 50 milion, shpëto më pas për të përfunduar deri në 500 milion në fundin e ‘800). Pakashumë në të njëjtën periudhë kohore, fuqitë europiane bëhen të afta të kolonizojnë pjesë të mëdha të globit me përdorimin e e kontigjenteve ushtarake relativisht të reduktuara dhe falë pak miliona kolonëve.

Për shembull, Spanja me vetëm 7 milion banorë në vitin 1493 arrin të ndërtojë një perandori të shtrirë në 3 kontinente duke dyfishuar ndërkohë popullsinë që do të arrijë 14 milionët në 1800. Lidhur me këtë rezulton interesante të nënvizohet edhe rritja e fuqishme demografike e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë midis fillimit të ‘800 dhe fillimeve të ‘900. E para kalon nga 10 milion në 42 milion banorë (një rritje prej 420%); ndërsa e dyta kalon nga 22 milion në 67 milion me një rritje prej 305%.

Sipas tezës së Heinsohn, suksesi global i njohur nga Europa në këtë hark kohor është për t’u lidhur në radhë të parë me aftësitë e saj për ta mbështetur luftën dhe kolonizimin në termat e “rinisë së shpenzueshme”. Në këtë kuptim, teoricieni i së ashtuquajturës “youth bulge” nëpërmjet analizës së kryqëzuar të të dhënave statistikore kërkon të kuptojë se cilat shtete apo makrozona kanë mundur gjatë rrjedhës së historisë apo munden sot t’i konsiderojnë humbjet njerëzore si një frikësues për luftën dhe cilat kanë mundur dhe munden sot t’i mbështesin apo t’i kërcënojnë.

Heinsohn konsideron si “moshë luftimi” fashën që shkon nga 15 tek 29 vitet dhe mban në konsideratë faktorë si cilësia e të rinjve që brenda kësaj fashe moshore (edhe në perspektivën e rritjes së ardhshme demografike të vendit), duke qenë të privuar nga puna dhe perspektiva të ardhshme, bëhen automatikisht të disponueshme për luftën. Ky klasifikim i veçantë shikon ta “triumfojë” pastërtisht Pakistanin, i aftë të mund ta mbështesë luftën për vite, ndjekur nga fqinji Afganistani, nga Iraku dhe nga disa shtete afrikane në eksplozim të plotë demografik. Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion të ndërmjetëm falë sidomos emigracionit latino amerikan. Kurse Europa sot në asnjë mënyrë mund të mbështesë një konflikt të gjatë dhe me përqindje të lartë humbjesh njerëzore.

Një tendencë e tillë manifestohet në mënyrë lapalisiane duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të XX në periudhën e shkolonizimit. Gjatë luftës në Indokinë, midis viteve 1946 dhe 1954, Vietnami mund të mbështetej mbi një popullsi në “moshë luftarake” që vërtitej rreth 4 milionëve dhe pësoi 120000 të vdekur. Midis viteve 1955 dhe 1975, në kapërcyell me impenjimin në rritje amerikan në rajon, një e dhënë e tillë do t’i tejkalonte 4 milionët dhe forcat vietnameze humbën mbi 960000 njerëz përballë 58272 të rënëve të Shteteve të Bashkuara dolën të mundur nga konfrontimi.

I njëjti diskutim mundet lehtësisht të zbatohet në rastet e Afganistanit dhe Irakut. Mjafton të konsiderohet se mosha mesatare e popullsisë afganase midis 1979 dhe 1989 (vitet e pushtimit sovjetik) ishte 17 vjeç kundrejt 36 viteve të Bashkimit Sovjetik.

Sot, pavarësisht se gërshëra është më e reduktuar, i njëjti arësyetim mund të merret në konsideratë përballë ndërhyrjes direkte ruse brenda në konfliktit ukrainas. Faktikisht Ukraina ka një popullsi prej 41 milion banorësh që reduktohet në 35 milion pa Donbasin dhe Krimenë. Ka një moshë mesatare prej 41 vitesh dhe një përqindje vdekshmërie fëminore 7×1000 (dyfishin respektivisht pjesës tjetër të Europës). Në të kundërt, Rusia ka një mëshë mesatare prej 39 vjeçësh që ulet ndjeshëm në disa prej republikave të saj (për shembull, Çeçenia që ka furnizuar një qasje të konsiderueshme në termat e trupave të përdorura direkt në terren, që ka një moshë mesatare më të ulët që vërtitet tek 23 vitet). Pa konsideruar faktin që për momentin Moska nuk ka pasur asnjë nevojë të aktivizojë një mobilizim në shkallë të gjerë, duke u kufizuar të rekrutojë vullnetarë apo të thërrasë në shërbim disa mijëra rezervistë. Në demonstrim të mëtejshëm të faktit që ai që Kremlini e quan “Operacion Ushtarak Special”, pavarësisht tentativave perëndimore për ta transformuar në luftë totale, mbetet një “luftë e kufizuar me objektiva të kufizuara” (më shumë gjeopolitikë sesa ekskluzivisht strategjikë) për t’u arritur në një hark kohor ende të papërcaktuar.

Përballë kësaj, kapaciteti për të absorbuar humbjet nga ana e Kievit është jashtëzakonisht e kufizuar. Faktor tjetër që bën sot krahasimin midis konfliktit aktual dhe luftës cfilitëse të shtyrë përpara nga Perëndimi në Afganistan në dëm të Bashkimit Sovjetik (ku kjo, në ndryshim nga Donbasi, lëvizte në territor në pjesën më të madhe të tij armiqësor) më shumë e papërshtatshme. Thjesht, në ndryshim nga Afganistani, Ukraina nuk e ka “kapitalin njerëzor” për ta çuar përtej konfliktin dhe nuk ka asnjë mënyrë që vetëm të mund të shpresojë t’i rifitojë territoret e humbura që jo rastësisht janë edhe më të pasurit në termat e rezervave minerare (gl që qeveritë pasmaidan të këqyrura nga NATO do të duhet t’i mbanin minimalisht parasysh përpara se të mbështesnin fushata të indiskriminuara spastrimin etnik ndaj popullsisë rusishtfolëse). Kësaj i shtohet se lufta i ka kushtuar Kievit mbi 10% e PBB vetëm për vitin 2022. Duke qenë se mund të ngjitet në 35% në rastin e zgjatjes përtej vitit. Gjë që do ta bënte Ukrainën një shtet të dështuar, i aftë që të mbijetojë vetëm dhe eksluzivisht falë ndihmave të huaja dhe një rindërtimi eventuaë që natyrisht do të jetë i gjithi me shpenzime europiane. Ndërsa Shtetet e Bashkuara, ndër përgjegjësit kryesorë të situatës së sotme, u përdorën në mënyrë tejet të kufizuar, siç është bërë tashmë në Bosnje dhe në Kosovë.

Kjo pikë meriton një thellim duke parë vullnetin e elitës politike atlantiste europiane për t’ju nënshtruar, edhe një herë në kurrit të ekonomisë kontinentale, dëshirave të Uashingtonit. Në fakt, regjimi sanksionues (i paraqitur si më i rëndi i njohur ndonjëherë në histori), në ndryshim nga sa shikohet tashmë brenda vendeve të Bashkimit Europian, nuk do të ketë asnjë efekt të veçantë në periudhën afatshkurtër ndaj Rusisë. Sigurisht që nuk do të ketë asnjë efekt në konfliktin në zhvillim, duke parë se vetë Rusia, siç është nënvizuar tashmë, jo vetë disponon forca të gjera jo të ekspozuara gjatë luftimit (për sa po kërkon, nëpërmjet qarkullimit të njerëzve në front, për të stërvitur sa më shumë njësi të mundshme për “luftën reale”, atë që luftohet me tanke, topa dhe llogore), por rezulton se është edhe e vetëmjaftueshme në planin e municionimit dhe të prodhimit të sistemeve armë, pabvarësisht parashikimet qesharake, sa edhe fale, të mjeteve të inforimit gjeneraliste perëndimore dhe të kultorëve të gazetarisë gjeopolitike. Faktikisht, këta tentojnë ta injorojnë faktin që Rusia është eksportuesi i dytë i armëve në nivelin global dhe që disponon kapacitete për të integruar dhe fuqizuar, pa ju drejtuar ndihmave të huaja, sa përdoren nga trupat e saj në front. Gjë që, në të kundërt, nuk mund t’i lejojë Ukrainës, duke mundur thuajse ekskluzivisht t’i drejtohet ndihmës perëndimore.

Lidhur me këtë, bëhet e nevojshme të hapet një parantezë mbi rrezikun që armët perëndimore të dërguara Kievit përfundojnë në duart e krininalitetit të organizuar vendor, e mirënjohur për degëzimet ndërkombëtare dhe prej raporteve intensive të saj me qendrat e “xhihadizmit” në Kaukaz dhe në Azinë Perëndimore. Faktikisht, qeveritë perëndimore duket se janë pak të interesuar ta kontrollojnë destinacionin e sistemeve armë të dërguar nga nj vend rreziku për kolaps i të cili është gjithmonë i lartë (pa marrë në konsideratë koeficentin e korrupsionit më të lartë të Europës).

Duke fluturuar mbi të ashtuquajturën “krizë të grurit”, kohët e fundit në qendër të vëmendjes së opinionit publik perëndimor (këtu është mirë të kujtohet se Shtetet e Bashkuara e kanë vjedhur grurin sirian në indiferencën më absolute), meriton një konsideratë finale embargoja ndaj naftës ruse e vendosur nga Bashkimi Europian dhe i paraqitur nga vetë ai si një “fitore” dhe një “demonstrim uniteti”. Pavarësisht nga fakti që historia ke demonstruar kotësinë e sanksioneve në termat e ndryshimit të regjimit (rastet e Kubës, Venezuelës, Iranit, Koresë së Veriut nuk kanë mësuar asgjë), të konsiderohet një “fitore” pse kishe arritur një marrëveshje, që në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë, do ta vërë potencialisht në krizë ekonominë europiane duket më shumë si një demonstrim i bindur i mazokizmit sesa një provë force. Është po aq e detyruar të nënvizohet edhe se një embargo e tillë do të ketë efekt vetëm duke filluar nga janari i 2023 (nëpërmjet detit) dhe nga marsi i po të njëjtit vit për importet me rrugë tokësore, me përjashtimin e disa vendeve (Hungari, Bullgari, Republikë Çeke) pa të prirur për vetëvrasjen apo për rekursin ndaj xhirove të kota për t’ju shmangur sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Veç kësaj, vendimi ka prodhuar tashmë një rritje të kostos së naftës me rritjen relative e të ardhurave ruse dhe, kur embargoja do të hyjë në fuqi, Rusia mund të besojë në vlerës të rinj ekstraeuropianë (shikohet influenca në rritje ruse në zona të ndryshme të Afrikës) që qetësisht do të mund ta rishesin naftën ruse vendeve të Bashkimit Europian me çmim të fryrë.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply