Vrasja e vajzës keniane, shoqja e dhomës: Shoferi i kazinosë e shantazhonte bashkë me disa të tjerë

Policia e Shtetit ka rimarrë në pyetje shoqen e kenianes që u dhunua në Shqipëri dhe ndërroi jetë në Kenia, Joy Ayoko. Emili Mutua, shoqja e Joyt është pyetur fill pas shoqërimit në Polici të Rodi Barçit, shoferi i kazinosë ku punonte e reja.

Në dëshminë e saj, Emili i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar më herët se, Barçi ishte duke e shantazhuar 22-vjeçaren nga Kenia. Sipas Emilit, Joy i ka treguar për presionin e tij për të vazhduar lidhjen. Sipas saj, në këtë çështje janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Emili Mutua: Shoferi e shantazhonte. Të përfshirë edhe persona të tjerë. Rodi Barçi e shantazhonte që të vazhdonin të ishin të lidhur.

Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia. Joy u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, aty ku dha frymën e fundit.

Ajo ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. E reja nga Kenia kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se ajo kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.

About Redaksia

Check Also

Krerët e bandave kriminale të Durrësit dhe Elbasanit takohen me Agasin tek “Kodra e Kuajve”, emrat…

Takim i bandave të Elbasanit dhe Durrësit me koordinatorin e tyre Agasin! Të pranishëm Dako …

Leave a Reply