Berisha: 3 Marsi nuk është lëvizje e jona partiake, është lëvizje e qytetarëve shqiptarë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 3 Marsi nuk është lëvizje e jona partiake, është lëvizje e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se, është në dorën tuaj, në përkushtimin tuaj, të bindni sa më shumë bashkëqytetarë në këtë betejë.
“Ndaj dhe këto orë, ditë që na kanë mbetur, nga data 3 mars ora 12:00 të bëjmë gjithçka për të dalë së bashku me çdo fqinj tonë, me çdo të njohur, me cilindo që duam, që besojmë se duhet të bashkohet me ne. Nuk është lëvizje e jona partiake, është lëvizje qytetare. Është e çdo shqiptari, çdo qytetari, sepse pasojat e këtij regjimi janë masive, nuk janë vetëm mbi demokratët, por edhe mbi ata pa parti, mbi socilistët e ndershëm.
Fëmijët po ikin në të 4 anët, po u ikin të gjithëve. Me jetën e përditshme të vështirë po përballen të gjithë. Tu shtrijmë dorën, të bëjmë gjithçka, të bashkohemi, të mos harrojmë se, ne detyrimisht fitojmë si shumicë. Dhe është në dorën tuaj, në përkushtimin tuaj, të bindni sa më shumë bashkëqytetarë në këtë betejë.
Nuk kemi asgjë të stisur, të shpikur, kemi gjithçka të vërteta të pamohueshme, absolutisht. Dhe e vërteta më e hidhur e të gjitha këtyre është urrejtja dhe përçmimi që kanë këta hajdutë për ju, për qytetarët shqiptarë. Hajduti gjithmonë e urren viktimën e tij dhe në urrejtjen që ushqen ndaj viktimës, justifikon aktin që kryen. Po kështu janë këta, por këta janë hajdutë të paimagjinueshëm. Vjedhin me qindra milionë me firmën e tyre, këta nuk njohin kufij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po lufton për mbijetesë, pas zgjedhjeve …

Leave a Reply