Video/ Aksidenti i autobusit, Muçollari: Ngjarje e përsëritur, bashkia është indiferente

Anëtarini Kryesisë së PD, Grigels Muçollari thotë se, aksidenti i autobusit “Green line” është ngjarje e përsëritur, bashkia është indiferente. Muçollari shkruan në një postim në Facebook se, Bashkia justifikohet duke e hedhur fajin degë më degë.

Reagimi

Fajtori bën me faj 🫵🏻

Nxitimi i autoriteteve për të bërë me faj, në fillim drejtuesin e automjetit dhe më pas shoferin e urbanit, është tregues i qartë se fajtori po fshihet pas gishtit.

Kaluan disa orë dhe skenari ndryshoi. Fajin tani e ka diabeti. A nuk është përgjegjësi e bashkisë të inspektojë mjetet e qarkullimit publik dhe kushtet e punës?

Ngjarja është e përsëritur sepse bashkia nuk reagon. Bashkia justifikohet duke e hedhur fajin degë më degë.
E ndërkohë që opinioni publik kërkon prerjen e degës së kalbur, trungu mbahet në rrënjët e veta.

About Redaksia

Check Also

Rama injoron amerikanët për skandalin me Porto Romanon/ “E dimë se kush jeni, por nuk do ju pyesim…”

Rama ka injoruar amerikanët për skandalin me Porto Romanon një ditë pas e-mailit të dërguar …

Leave a Reply