Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës. Berisha tha gjatë fjalës së tij se, Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë.
“Të dashur demokrate e demokratë, drejtues të drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të PD-së, drejtues qendrorë të PD, miq e të ftuar.
Është kënaqësi, mirënjohje për ju, për pritjen kaq të ngrohtë, për punën e shkëlqyer, për vendosmërinë tuaj, për vazhdimin e këtij misioni, këtij revolucioni i cili është jetik për fatet tona, të shqiptarëve dhe për demokracinë shqiptare.
Sot jemi para një regjimi i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje, për të cilin nuk më interesa qytetare, por interesa të pasurimit të tij dhe klaneve të tij. Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij.
Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij”, tha Berisha.
Check Also
Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit
Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …