Berisha: Rama një despot, baxhanaku dhe thjeshtra e tij fitojnë dhjetëra tendera

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, despotët nuk kanë as ligje, as rregulla, kanë vetëm vullnetin e tyre, ky është Edi Rama. Ai tha se, Rama po e shndërron Shqipërinë në një çiflig të familjes së tij dhe kjo e ka tërbuar këto ditë.
“Po të studioni në politologji gjeni udhëheqës demokratikë që zgjidhen me zgjedhje të lira e ikin me zgjedhje. Gjeni diktatorë për të cilët zgjedhjet nuk ekzistojnë. Gjeni mbretër absolutë, por që kanë dekretuar ligje të cilat zbatohen në mënyrë absolute, sigurisht në interes të tij, por zbatohet ligji.
Ky nuk ka ligj, nuk ka kushtetutë. Ky e thotë më mburrje se nuk e kam lexuar njëherë kushtetutën. Por çfarë i duhet kushtetuta atij, e cila është një mburojë për ju, ndaj dhe kapardiset në studio duke thënë se nuk e kam lexuar kushtetutën, shkelmon çdo ditë mbi të.
Të tillë në histori quhen despot. Despotët nuk kanë as ligje, as rregulla, kanë vetëm vullnetin e tyre. Ky është Edi Rama. Shndërron Shqipërinë në një çiflig të familjes së tij dhe kjo e ka tërbuar këto ditë. Nuk kam dëshirë ti përmend as njeriu familjen, por absolutisht kur të jetë puna për interesat tuaja do të ja përmend gjithkujt që e përdor kundra jush.
Po pse do të fitojë dhjetëra e dhjetëra tendera baxhanaku i tij, në një kohë me ligj ai nuk duhet të marrë pjesë në tendera në një kohë sa e ka baxhanakun kryeministër. A më keni dëgjuar ndonjëherë të them një fjalë për të në një kohë kur ai nuk ishte qeveritar, Edi Rama, por tani ai është kryeministër. Baxhanaku nuk mund të marrë pjesë në tendera. Baxhanaku është fitimtar më i sigurtë në Shqipëri i tenderave.
Por Çuçi nga doli. Pse u vu Çuçi? Çuçin e vuri droga, është histori droge. Ka një thjeshtë vajzë të mrekullueshme, por problemi është se kompania e saj fiton gjithë tenderat. A shkon kjo? Po, po një grup arkitektësh fatlum se punon ajo aty, dhe pothuajse çdo tender të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës e fiton ajo.
Por Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq e hapur kjo vjedhje, pa mëshirë, gjithçka në funksion të tij”, tha Berisha.

 

 

About Redaksia

Check Also

PD çon në Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore

Opozita ka ankimuar këtë të premte në Gjykatëmn Kushtetuese ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore …

Leave a Reply