Ekspozita e Ramës në Hong Kong, PD: Me taksat tona të vjedhura e të shpërdoruara

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Konglomerati kinez CEFC ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.
Përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe hobby personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigand u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeminsitrit të një vendi si Shqipëria? A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion? Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri?
Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor.
Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet. Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro.
Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat. Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi?
Cilatdo dhe sado qofshin këto shpenzime, një gjë është e sigurt: ato dalin nga xhepi i qytetarëve shqiptarë. Mund t’i ketë paguar Duçka, por ato janë para që Rama ja jep këshilltarit të tij në rrugë të tjera, nëpërmjet lobimeve, tenderave, lëshimeve dhe korrupsionit me rusë, kinezë apo amerikanë të tipit McGonigal.
Kështu që fshini pyetjet që u bënë më lart, se kush e ka paguar ekspozitën e Edi Ramës në Hong Kong? E keni paguar ju, e kemi paguar ne të gjithë me taksta tona të vjedhura dhe të shpërdoruara. Dhe do të paguani prapë për ekspozita, salltanete e darka, te Nusreti apo te restoranti Saint George, ku hera kushton 10 mijë dollarë. Do ta paguajnë të gjithë, nëse nuk bëhemi bashkë me 3 mars, jo për PD, as për ndonjë parti tjetër apo kundër PS, por për të larguar hienat e korrupsionit dhe arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Letër e hapur për SPAK: A e dini veten mbi ligjin ju dhe urdhëruesit tuaj Rama & Balla?

Nga Jamarbër MALLTEZI Duke qenë se SPAK ka nisur hetim prej mbi 3 vitesh, se …

Leave a Reply