Skandali/ Kapet mesazhi i Olta Xhaçkës për diplomatin mbi vendimin e Gykatës me 3 mars

Edi Rama ka muaj të tërë që investohet në Gjykatën e Apelit që vula e Partisë Demokratike të mos i kalojë shumicës, por atij që do kryeministri.

Syri.net ka mësuar siguruar ekskluzivisht se ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë.

Syri.net sjell edhe një bisedë në WhatsApp që zbërthen thelbin e këtij skandali dhe nxjerr në pah komunikimet e Olta Xhaçkës me një diplomat perëndimor në vendin tonë i cili këtë bisedë e ka ndarë me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Nga kjo bisedë e mbërritur në redaksinë e Syri.net theksohet se Xhaçka i ka dhënë informacion të sigurt ambasadorit për atë që pritet mesditën e të premtes, 3 mars, në Gjykatën e Apelit.

Çështja e PD ka gjasa të zvarritet pafund, kjo si përpjekje për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama “njësh” me krimin, kush janë dy bosët shqiptarë me lidhje politike

Dalin detaje të reja nga dosja e shumëpërfolur “Black Eagle” (Shqiponja e zezë), që ka …

Leave a Reply