500 mijë eurot e ish zyrtares së Ramës, Klosi dhe Dobi përballen para prokurorëve

Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqim mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish zyrtares Alda Klosi. E para që u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranëa ishte Rozeta Dobi, më pas më urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.

Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish zyrtaren e larte në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës. Kujtojmë se në dëshminë e 3 shkurtit sanitarja deklaroj se paratë ishin të ish zyrtares dhe se grabitja ishte e inskenuar.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe djali i saj Havier Dobi, pasi u ripyet nga hetuesit. Alda Klosi u arrestua më 3 shkurt, për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie e mosdeklarim pasurie dhe deklarim të rremë.

Pastruesja Rozeta Dobi ka deklaruar se, shuma prej 500 mij euro që u gjet në banesën e saj janë të zyrtares Alda Klosi. Deklarata e Rozeta Dobit së fundi është përforcuar edhe nga deklarata e djalit të saj, Havier Dobi pas marrjes sërish në pyetje. Ky i fundit ka pretenduar se e gjitha shuma e parave i përket ish zyrtares Alda Klosi.

About Redaksia

Check Also

Dalin mesazhet/Ambasadori i BE në skandalin e manipulimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato është përfshirë drejtpëdrejt në një skandal për manipulimin e raportit …

Leave a Reply