Afera McGonigal është e lidhur drejtpërdrejt me qëllimin e Ramës për të goditur opozitën 

Deputetwt e opozitws, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili e konsideruan dyfytrësi mospërjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga Kuvendi. Në një deklaratë nga jashtë Kuvendit, Bylykbashi tha se, ky vendim tregon se maxhoranca vepron me dy standarte, pasi shumë deputetë të Opozitës janë përjashtuar për të njëjtën arsye.

Ndwrsa Vasili hapi videon ku Rama dëgjohej të thoshte “gruas e familjes time i ha atë që s’thuhet” dhe tha se, për të njëjtin fjalor, duhej të përjashtohej dhe vetë kreu i qeverisë.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Oerd Bylykbashi: 11 deputetë të parlamentit të Shqipërisë kërkuan ditën e premte përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin znj.Spiropali, për gjuhën e papranueshme të saj në seancën e fundit ndaj deputetëve të Shqipërisë. Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës.

Është marrë vendimi nga prmalenti, nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë që Edi Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren kuvendit të Shqipërisë si dhunim ndaj të drejtave të opozitës, me qëllimin e vetëm për të bërë të pamundur që deputetët e opozitës të jenë prezent në sallë, të ngrenë problemet, të kërkojnë atë që është detyra e tyre, kontrollin e qeverisë.

Kemi bërë vetëm një gjë. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat, seancat e pyetjeve si instrumenta që na i garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën. Për çfarë? Për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal. Atë që është kaq i rëndë, saqë edhe vetë autoritetet gjyqsore e shohin të nevojshme që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton.

Pra, Edi Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, kërkojmë qe parlamenti të hetojë deri në fund. Këtë kemi kërkuar, për këtë jemi përjashtuar tashmë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë e rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen. Janë rreth 27 deputetë të ciilët janë përjashtuar. Edi Rama, sigurisht që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli dhe lapidari i të gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Sigurisht që nuk presim asgjë prej tyre, por për ta kuptuar qartë dyfytyrsinë dhe dy standartet e kësaj mazhorance ne nuk presim që të gjejmë zgjidhje nga kjo, por ta kuptojnë shqiptarët.

Petrit Vasili: Vendimi i fundit është pikërisht ai vendim që përpara syve tuaja tregon çfarë standartesh ka. Ju e dini më se miri që në parlamentin e Shqipërisë ne kemi pasur një kryeministër (nxjerr videon e Ramës ku dëgjohet të thotë ‘gruas time dhe familjes time i ha atë që s’thuhet’) gojëpisët. Një tjetër përdor vdekjen, por për këta nuk ka dënim. Të njëjtin provokim e bën dhe Balla i grupit. Sa herë që flasin në emër të qytetarëve, këta janë për t’i vjedhur qytetarët. Rasti i fundit me këtë Spiropalin që edhe Don Kishotin e bën shqiptar se aq kulturë ka, është dëshmi e qartë e dyfytyrësisë së këtyre. Kjo ka ardhur sepse duhet të fshihet Rama që të mos japë hesap për McGonigal. Për të mos parë në sy kthimin e një çerdheje mafioze këtë Kuvend. Rama-Nikolla-Balla janë nën akuzë publike për marrjen peng të këtij parlamenti. Asnjë procedurë nuk bëhet më në Kuvend, ata kanë vetëm një tutor mbi vetëm mafian dhe oligarkët. Ndaj protestat kanë vetëm një objektiv, rikthimin e këtij parlamenti. Ky është standarti i mafiozëve.

Pyetje: Seanca do të zgjasë 24 orë, ju në 3 mars do të jeni vetëm në protestë apo do të shkoni dhe në parlament?

Oerd Bylykbashi: 3 marsi është seanca për kulmimin e kësaj të keqeje që lidhet drejtpërdrejt me autokracinë e pushtetit të Ramës. Afera McGonigal është e lidhur drejtpërdrejt me qëllimi n e Ramës për të goditur opozitën.

Opozita kërkoi përjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga seancat plenare me argumentin se ka shkelur etikën me gjuhën e përdorur gjatë seancës së fundit në Kuvend, por Sekretariati i Etikës e rrëzoi këtë kërkesë. Opozita ka kërkuar gjithashtu që të hiqet masa e pezullimit për deputetët e përjashtuar në mënyrë që ata të jenë të pranishëm në seancën e nesërme ku do të diskutohet për dosjen e Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Ata kërkojnë prezencën e deputetëve: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti e Oerd Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply