Silvi Bardhi, zëdhendësja e fushtës së kandidatit të PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi kanë lënë pa abone 40 mijë studentë.
Ajo thekson se në treg janë vetëm 20 mijë abone për 60 mijë studentë.
Në një postim në Facebook, Silvi Bardhi shkruan se studentët janë të detyruar t’i paguajnë vetë shpenzimet e udhëtimit me transport publik duke ua vështirësuar jetesën në kryeqytet.