Tronditet Tirana! Si u vranë brenda 2 orësh 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera

Brenda 2 orësh u vranë 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera në kryeqytet, nga i njëjti person. 40 vjeçari Dan (Ramazan) Hutra u pajis ditën e sotme me armë kallashnikov dhe thikë, me të cilat kreu krimet e rënda.

BILANCI

Të vdekura- Melvute Hysa, Hasime Dafku, Etleva Kurti.

Të plagosura: Elena Hysa, Kujtime Hysa, Marjana Gurakuqi.

Si ndodhën ngjarjet?

Ngjarja e parë. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e tij. Ai i mori asaj një shumë të madhe parash, e më pas u arratis. Ajo tha për grupin hetimor, se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj.

Ngjarja e dytë, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 në Paskuqan. Hutra, shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Hutra hyri në banesën ku ndodheshin familjarët e ish bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve. Më pas u arratis me automjetin e tij tip ‘Benz c-class’.

Ngjarja e tretë, pak orë më pas. Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Etleva Kurti, u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Dëshmitarët deklaruan se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai.

Në një deklaratë të dhënë për mediat, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gent Mullai bëri me dije se autori, Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu ku prej vitit 2021 ishte dënuar për dhunë në familje. Policia po i heton të trija ngjarjet si një çështje e vetme.

Një pistë hetimi është për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar.

AUTORI

Në vitin 2003, Dan Hutra ka qenë i dënuar për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Për këtë krim ai ka vuajtur vetëm 3 vite burg. Pasi ka dalë nga burgu, Hutra u fejua me Dafina Havaljan, e cila do të përfundonte në tragjedi. Më 11 Dhjetor 2007, Hutra vret ish-të fejuarën. Sipas hetimeve asokohe, Hutra dyshonte për një tradhti.

Ai u dënua me 24 vjet burg për vrasje me paramendim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetën për të vuajtur vetëm 16 vjet burg.

Rasti i fundit ka ndodhur më 16 Qershor të vitit të kaluar! Hutra ishte vënë në pranga, por u lirua më 16 Shkurt të 2023-shit për dhunë në familje.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e manipulimit masiv të zgjedhjeve në duart e SHBA, kërkohet qeveri teknike

Partia Demokratike ka dërguar një letër në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të kundërshtuar zgjedhjet …

Leave a Reply